LAJMI I FUNDIT:

Normalizohet furnizimi me ujë në komunat Pejë, Junik, Klinë, Deçan dhe Istog

Normalizohet furnizimi me ujë në komunat Pejë, Junik, Klinë, Deçan dhe Istog

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar se që nga sot (07 Nëntor 2019), kanë marrë fund reduktimet në furnizim me ujë për komunat e mbulueshmërisë së saj, Pejë, Junik, Klinë, Deçan dhe Istog, sa i përket ndërprerjeve që kishin ardhur si pasojë e rënies së nivelit të ujit nëpër burimet furnizuese.

Kjo kompani njofton se reduktime nuk do ketë deri në mes të Muajit Mars 2020, kjo si rezultat i reshjeve të nevojshme.


Reduktime mund të ndodhin në këtë periudhë, vetëm në rast të prishjeve lokale.

Galeritë e ujit në Burimin e Grykës së Rugovës dhe të Drinit kanë rritur mjaftueshëm nivelin e sasisë së ujit. Punonjësit dhe inxhinierët e KRU ‘Hidrodrini’ gjatë 12 orëve të fundit kanë punuar në trajtimin e cilësisë së ujit në masën e shtuar, ndaj dhe furnizimi me ujë është normalizuar. Bazuar në rrethanat stinore, KRU ‘Hidrondrini’ në Pejë deklaron se reduktime, si pasojë e mungesës së ujit nëpër burime, nuk priten deri në mes të muajit Mars 2020.”-thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e KRU ‘Hidrodrini’ –Pejë. /Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori