LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’ kërkon nga konsumatorët t’i kryejnë pagesat për shfrytëzimin e ujit

KRU ‘Hidrodrini’ kërkon nga konsumatorët t’i kryejnë pagesat për shfrytëzimin e ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodirini” kërkon nga konsumatorët t’i kryejnë obligimet financiare për shfrytëzimin e ujit.

Po ashtu, kompania njofton se është duke ofruar furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.


“Konform masave lehtësuese për lëvizje të lirë, kompania jonë, ju fton që të kryeni pagesat e obligimeve mbi shpenzimin e ujit dhe shlyerjen e borxheve! Pagesa e ujit të shpenzuar, mundëson me sukses të veprimtarinë tonë të mëtejme të ofrimit të shërbimeve, ndaj dhe ju ftojmë që ti përgjigjeni thirrjes tonë, në të gjitha pikat e pagesës në komunat; Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik, në çdo ditë pune”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.

Qasja në ujë të pijshëm - a ka rrezik për mungesë të ujit në të ardhmen në Kosovë?
Lexo po ashtu Qasja në ujë të pijshëm - a ka rrezik për mungesë të ujit në të ardhmen në Kosovë?

“Që nga shpallja e pandemisë botërore të COVID-19, KRU ‘Hidrodrini’, me përkushtim dhe qasje 24 orëshe po vazhdon në ofrimin e shërbimeve për furnizim me ujë brenda zonës së mbulueshmërisë. KRU ‘Hidrodrini’ mbetet i përkushtuar në zotimin për furnizim 24 orësh me ujë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/