LAJMI I FUNDIT:

KRSKRR apelon: Respektoni Ligjin dhe përdorni ulëset e përshtatshme për fëmijët

KRSKRR apelon: Respektoni Ligjin dhe përdorni ulëset e përshtatshme për fëmijët

Fëmijët të cilët janë viktima në aksidentet e komunikacionit janë kryesisht udhëtarë. Statistika e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor tregon se gjatë vitit të kaluar prej 148 viktimave, 22 kanë qenë fëmijë të moshës deri në 18 vjet, ndërsa nëntë prej tyre kanë qenë të moshës deri në 4 vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KRSKRR apelon tek shoferët, prindërit, që ta respektojnë Ligjin dhe t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga lëndimet dhe nga humbjet respektivisht të përdorin ulëse adekuate për fëmijë.


Siç theksojnë në kumtesë përdorimi i ulëseve për fëmijë e zvogëlon vdekshmërinë tek fëmijët për 50 për qind, ndërsa tek foshnjat edhe deri në 70 për qind.

Sipas ligjit për siguri në komunikacionin rrugor që hyri në fuqi në tetor të vitit të kaluar, në automjetet për udhëtarë, në ulësen e përparme, nuk duhet të transportohet fëmija më i vogël se 12 vjet. Gjithashtu, sipas ligjit të njëjtë, në automjetin për udhëtarë, në ulësen e pasme, mund të transportohet fëmijë më i vogël se 5 vjet, në ulësen e veçantë për fëmijë, e cila për sediljen e automjetit është e përforcuar me rripin e sigurisë pse në mënyrë tjetër adekuate.

Lidhur me ulësen e përparme, sipas KRSKRR, mund të transportohet fëmijë deri në moshën 2 vjet, nëse automjeti nuk ka jastëk ajri, nëse jastëku i ajrit është e përfshirë dhe nëse fëmija transportohet me ulësen speciale, e vendosur në drejtim të kundërt të qarkullimit në të cilën shkon automjeti dhe e njëjta është e përforcuar për sediljen e automjetit, me ndihmën e rripit të sigurimit me tre pika të lidhjes.

Në Republikën e Maqedonisë, sip theksohet në kumtesë, nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare se sa është përqindja e përdorimit të ulëseve për fëmijë në automjete, por informatat jozyrtare tregojnë se vetëm një përqindje e vogël e prindërve kanë blerë sedilje për fëmijët e tyre që tregon se përqindja e fëmijëve që transportohen me sedilje për fëmijë është shumë e vogël edhe krahas asaj që ajo është obligim ligjor dhe i prindërit.

Për shoferët që nuk i respektojnë dispozitat e Ligjit, është e paraparë dënim mandati në vlerë prej 35 euro (në kundërvlerë të denarit) ose 15 pika negative të regjistruara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori