LAJMI I FUNDIT:

Kroos flet për asistimin e mrekullueshëm ndaj Bayernit: Meritat i shkojnë Vinit

Kroos flet për asistimin e mrekullueshëm ndaj Bayernit: Meritat i shkojnë Vinit

Bayern Munich dhe Real Madrid kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve në Allianz Arena.

Vinicius Junior realizoi dy golat për Real Madridin, por ai që ka lënë gjurmë ka qenë Toni Kroos me një asistim të pabesueshëm në pjesën e parë për yllin brazilian.

Por mesfushori gjerman i ka dhënë meritat Vinit, duke folur pas ndeshjes kur u pyet për atë asistim të mrekullueshëm.


"Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu”, Vinicius paralajmëron ashpër Bayernin
Lexo po ashtu "Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu”, Vinicius paralajmëron ashpër Bayernin

Kroos ka thënë se pa hapësirat dhe Vini ishte më meritori, duke u treguar shumë modest pasi tha se asistimi i tij ishte i mirë.

“Pashë që qendërmbrojtësit e Bayernit e ndjekin gjithmonë Viniciusin dhe e di që Vini gjithmonë bën vrapime në hapësirë”.

Asistim gjenial nga Kroos, Vinicius mposht me lehtësi Neuerin
Lexo po ashtu Asistim gjenial nga Kroos, Vinicius mposht me lehtësi Neuerin

“Kjo është arsyeja pse meritat i shkojnë Vinit. Ai hapi hapësirën”, deklaroi Kroos pas ndeshjes.

Por Kroos befasoi të gjithë kur tha se asistimi i tij ishte në rregull dhe jo aq i mirë.

“Pasimi im ishte thjesht në rregull, nuk ishte aq i mirë”, shtoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori