LAJMI I FUNDIT:

Krono ushqimi: Vetëm KJO është e saktë

Krono ushqimi: Vetëm KJO është e saktë

“Ka plot produkte të këqija dhe plagjiat, të cilët shiten me emrin krono ushqim”, thotë dr. Ana Gifing, e cila e para ka promovuar dhe ka ofruar këtë regjim nutricionistik. Ajo gjithashtu, ka sqaruar se çfarë në të vërtetë është krono…

Doktoresha Gifing thotë që për krono regjim nuk janë të nevojshme “krono” produktet, por më e rëndësishme është koha e racionit dhe zgjedhja e artikujve, transmeton Telegrafi.


Kafjalli është i obligueshëm, sepse atëherë organizmi është më aktiv në lirimin e yndyrave të cilat janë të rëndësishme për sigurimin e energjisë të nevojshme për punën e zemrës dhe të mushkërive.

Në atë kohë të ditës do të duhej të hani hidrokarbure – bukë, drithëra të ndryshme dhe yndyra me prejardhje bimore dhe shtazore, më saktë mish dhe perime të cilat janë burim i “ngadalshëm” i sheqerit dhe i fibrave.

Koha ideale e drekës është midis orëve 13 dhe 15 orë, sikurse zgjedhja e proteinave bimore e shtazore, saktësisht mishit dhe perimeve, të cilat janë burim “ngadaltë” i sheqerit dhe fibrave.

Në mbrëmje, kur fillon periudha e pushimit, racioni më i mirë janë sallatat nga mishi i pjekur në skarë dhe i perimeve të freskëta me vaj të kulluar të ftohtë, thotë dr. Gifin.

bae529e11970322576a9eadd8c00d48a

RREGULLAT E HRONONUTRICIONIT:

– Patjetër hani tri racione në ditë në periudhën nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes.

– Katër orë është pauza midis racioneve.

– Darka më së paku dy orë para gjumi.

– Janë të ndaluara pijet e gazuara dhe të gjitha llojet e biskotave (patatinave, çipsave…).

– Ëmbëlsirat janë të lejuara vetëm nga ora 16:00 deri në 18:00, deserti vetëm një deri në dy orë pas drekës.

– Pemët nuk hahen në mëngjes dhe në mbrëmje.

– Buka, brumërat dhe perimet (patatet, bizelet) hani më së vonë deri në orën 15:00.

– Më së miri janë perimet e freskëta, ndërkaq nëse marinohen atëherë zgjedhje më e mirë është të zihen në avull.

– Qumështi i lopës nuk lejohet, sepse vështirë tretet, por kosi dhe djathërat.

– Margarina, djathërat bimore (pos tofës – djathit të sojës) ajka bimore, kremi bimor, pjekurinat e furrës nuk lejohen, sepse janë burim i transyndyrave industriale, të cilat shtojnë nivelin e kolesterinës së keqe. /Telegrafi/