LAJMI I FUNDIT:

Kroacia – Kanada, formacionet zyrtare

Kroacia – Kanada, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Kroacisë dhe ajo e Kanadasë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë të grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ballkanasit dhe afrikanët do të ndeshen në ndeshjen e vlefshme për Grupit F që pritet të zhvillohet në Khalifa International Stadium nga ora 17:00.


Kroacia vjen në këtë ndeshje pas barazimit me Marokun dhe synon të marrë tri pikët e para për të bërë një hap tutje drejt kualifikimit.

Në anën tjetër, Kanadaja luajti mirë, por humbi ndaj Belgjikës dhe synon të marrë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje e vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Kroacia: Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Kramaric, Livaja, Perisic

Kanada: Borjan; Laryea, Johnston, Vitoria, Miller, Davies; Buchanan, Hutchinson, Eustaquio, Larin; David.

/Telegrafi/