Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka miratuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve për Parlamentin kroat të mbajtura më 11 shtator.
Rezultatet do t’i dorëzohen nesër presidentes kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviç, e cila do të fillojë konsultimet për emërimin e mandatarit për qeverinë e re kroate.
Anëtarët e KSHZ-së konfirmuan njëzëri se rezultatet e shpallura më parë të zgjedhjeve parlamentare janë të vlefshme dhe zyrtare.
“Rezultatet sot do të shpallen në Gazetën Zyrtare, pas së cilës fillon afati prej 20 ditësh në të cilën duhet të mbahet seanca e parë e Kuvendit”, ka thënë kryetari i KSHZ-së, Branko Hërvatin.
Pas marrjes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, Presidentja Kitaroviç do të fillojë konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë marrë mbështetjen e votuesve që mandatari i ardhshëm ti paraqesë 76 nënshkrime të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit që e mbështesin atë në formimin e qeverisë së re. Parlamenti në këtë mbledhje do të numërojë 151 anëtarë.
Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ), e cila ka fituar 61 mandate vazhdon negociatat me “Most”-in dhe listat e pavarura të cilët kanë 13 vende, por edhe me përfaqësues të minoriteteve.
Përfaqësuesit e pakicave në parlament gjithsej kanë tetë përfaqësues, tre përfaqësues të serbëve dhe pesë deputetë që përfaqësojnë pakicat tjera etnike.
HDZ-ja llogarit në votat e minoriteteve në formimin e një qeverie të shumicës dhe është duke negociuar me përfaqësuesit e tyre.
Koalicioni Kombëtar ka fituar 54 mandate, me çka hoqi dorë nga tentativa për formimin e qeverisë ndërsa lideri i Partisë Socialdemokrate (SDP) Zoran Milanoviç dha dorëheqje.
Përndryshe në zgjedhje dolën më pak se 53 për qind e votuesve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City