eksperti-banner

Një surfist nga Kalifornia u detyrua të ndërpriste surfin pasi një dron vuri re një peshkaqen të madh që po e rrethonte.

Incidenti ndodhi pranë plazhit Seascape, kur fotografi Nick Bertocchini e vuri re kafshën duke notuar vazhdimisht rreth surfistit.


Në një video të postuar në rrjete sociale, peshkaqeni shihet duke iu afruar surfistit, i cili është ulur në dërrasën e tij.

Pasi i riu u njoftua për praninë e peshkaqenit, ai filloi të notonte shpejt drejt bregut.



Më vonë, Bertocchini foli me surfistin, i cili i tha se kishte vite që bënte surf në zonë dhe se kishte vënë re se prania e peshkaqenëve pranë plazhit Seascape po bëhet më e shpeshtë.

Bertocchini tha se shpesh sheh peshkaqenë kur filmon vijën bregdetare dhe ka vëzhguar shumë “takime” midis këtyre grabitqarëve dhe surfistëve profesionistë.

Në shumicën e rasteve, tha ai, peshkaqenët duket se po eksplorojnë mjedisin e tyre dhe po ecin përpara. /Telegrafi/