LAJMI I FUNDIT:

Kriza në Ukrainë dhe kërkesa e Kosovës që të anëtarësohet në NATO – gjithçka nga intervista me ish kryeministrin Pandeli Majko

Kriza në Ukrainë dhe kërkesa e Kosovës që të anëtarësohet në NATO – gjithçka nga intervista me ish kryeministrin Pandeli Majko

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se agresioni rus në Ukrainë nuk mund të ketë ndonjë ndikim në Kosovë sa i përket çështjes së sigurisë, pasi që Kosova sigurohet nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO).

Në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, Majko ka thënë se baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon gjendet në Kosovë.

“Në Kosovë nuk pres të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Kosova sigurohet nga NATO, dhe baza më ë madhe ushtarake amerikane është në Kosovë”, ka potencuar Majko.

Ai duke analizuar situatën mes Rusisë dhe Ukrainës, ka theksuar se ky konflikt mes këtyre dy shteteve mund të jetë përcaktuese për balancat gjeopolitike, siç tha ai për 50 vitet e ardhshme.

“Mendoj që nuk janë zhvillime të natyrshme, nuk kemi të bëjmë thjesht me një konflikt mes dy shteteve, në rastin përkatës midis Rusisë dhe Ukrainës, por është një lëvizje shumë më e madhe tektonike, e cila mund të përcaktojë balancat gjeopolitike për 50 vitet e ardhshme. Pa përdorur metaforë, jemi duke jetuar në momentet më të rëndësishme për të ardhmen evropiane, dhe duke qenë se kombi ynë natyrshëm i përket Evropës, mendoj që ne duhet të jemi shumë aktiv dhe të ndjekim këtë situatë që po ndodhë”, ka thënë mes tjerash ai.

Në këtë intervistë, Majko tha se shqiptarët e kanë të qartë pozicionin, pasi që kanë kaluar luftën në Kosovë.

Pandeli Majko për krizën në Ukrainë: Kosova garantohet nga NATO, nuk pres të ketë ndikim nga Rusia
Lexo po ashtu Pandeli Majko për krizën në Ukrainë: Kosova garantohet nga NATO, nuk pres të ketë ndikim nga Rusia

“Kjo që po ndodhë aktualisht na duket sikur seria e dytë e një filmi që kemi parë. Megjithëse mund të konsiderohen si ditët më të vështira të Evropës pas luftës së ftohtë, mendoj se konflikti në Ukrainë do të jetë mjaft përcaktues për të ardhmen evropiane”, shtoi ai.

Ish-kryeministri tha se konflikti në Ukrainë, ka bërë të qartë se çfarë dëshiron presidenti rus Vladimir Putin.

“Mendoj qe konflikti që po ndodhë në Ukrainë shmangu çdo dyshim se çfarë dëshironi Putini të bëjë me Evropën, ai po shfaqet si një kundërshtar gjeopolitik i Evropës, dhe mendoj se tani Evropa po e trajton të tillë si kundërshtar”, është shprehur Majko.

“Ajo që do të vijë si problematik në të ardhmen do të jenë fraksionet filo-ruse të cilat janë të shpërndara duke filluar nga Bosnja, Serbia, Mali i Zi deri në Maqedoni të Veriut. Sigurisht kjo do të shkaktojë debate të brendshme në shoqëritë që po flasim, por nuk besoj që do të shkaktojë ndonjë traumë”, shtoi ai.

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se Kosova ka vepruar drejt që ka kërkuar anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike (NATO), pas agresionit që Rusia është duke ushtruar ndaj Ukrainës.

Majko në emisionin “Përballje”, gjithashtu ka thënë së lëvizjet e Qeverisë së Kosovës kanë qenë shumë të mira, ku edhe ka vendosur sanksione ndaj shtetit rus.

Ish kryeministri shqiptar ka shtuar tutje se, pranimi i Kosovës në NATO tashmë është veç formale, pasi që Kosova mbrohet nga forcat e NATO-s.

“Pa dyshim, Kosova duhet të mendoj sa i përket bashkëpunimit edhe programit të sigurimit, dhe mendoj që në bashkëpunim me partnerët ne duhet të rivlerësojmë politikat tona të mbrojtjes në funksion te sigurisë rajonale. Kosova megjithëse nuk është anëtare e NATO-s, ajo është nën mbrojtjen e NATO-s, ka prezencën e NATO-s, dhe mendoj se nga pikëpamja formale mbetet vetëm pranimi”, tha ndër tjera ai.

Sipas Majkos, do të ketë lëvizje pozitive sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ish kryeministri gjatë intervistës ka thënë se politika ruse e cila është e kopjuar nga Beogradi, ka qenë të ngrihet statusi ndërkombëtar i fqinjëve dhe të pengohet anëtarësimi në organizata të huaja.

Ndërsa, sa i përket bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, Majko tha se koordinimi për çështjet e sigurisë është i nevojshëm.

Megjithatë, Majko theksoi se Kosova ka Shqipërinë në çdo rast, dhe po ashtu NATO-n, dhe se kjo i jep garanci.

Ndryshe, ditën e diel, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Mehaj ka pohuar se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane, është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Kjo kërkesë e ministrit Mehaj është pasqyruar në mediat ndërkombëtare.

Pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 110 vende, kryesisht nga bota perëndimore, por ende nuk është njohur nga Serbia apo aleatja e saj tradicionale Rusia.

Katër anëtarë të NATO-s po ashtu refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori