LAJMI I FUNDIT:

Kriza me fqinjët, detyron Katarin ta shndërrojë shkretëtirën në tokë bujqësore

Kriza me fqinjët, detyron Katarin ta shndërrojë shkretëtirën në tokë bujqësore

Fermerët në Katar po kthejnë tokat e thata të shkretëtirës në ferma gjigante, për t’i ofruar produkte të freskëta bujqësore popullatës, pasi vendi është izoluar nga fqinjët dhe furnizuesit kryesorë të ushqimeve, për shkak të një krize diplomatike që ka hyrë në vitin e dytë të saj.

“Pas bllokadës, kjo është bërë një punë që merr 24 orët e ditës. Kemi marrë sipërfaqe të mëdha toke, kemi rritur prodhimin. Më parë prodhonim 7 deri në 8 tonë për sezon, ndërsa tani 25 deri në 30 tonë për sezon”, tha Thawad Mohammed al-Kuwari.


Në Katar, kushtet e motit janë shumë të vështira. Temperaturat janë të larta, e po ashtu edhe lagështira. Për të kapërcyer këto pengesa nuk ka qenë aspak e lehtë, e janë dashur teknika të posaçme dhe praktika speciale bujqësore.

“Ne kemi të gjitha llojet e agrikulturës, kemi fusha të hapura e serra, kemi teknologji të reja, si dhe sisteme kondicionimi në serra”, tha më tej ai.

Ajo që është më e rëndësishme për specialistët është se po punohet në rrugën e një kulture të pastër dhe se po përdoret sasia më e vogël e mundshme e kimikateve. Kjo, me qëllim marrjen e produkteve shumë të shëndetshme.

Që nga domatet e deri te lulelakrat nuk mungojnë tani në tokat dikur shkretëtirë. Sipas autoriteteve, produktet nuk mund të eksportohen jashtë vendit, e bllokada duket se e ka ndihmuar vendin të fokusohet te nevojat e tij./Top Channel

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori