LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike, Rizvanolli kërkon vazhdimin e masave emergjente – paralajmëron ndalimin e importit të poçeve elektrik joefiçientë

Kriza energjetike, Rizvanolli kërkon vazhdimin e masave emergjente – paralajmëron ndalimin e importit të poçeve elektrik joefiçientë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka kërkuar që të vazhdojnë edhe më tej, masat emergjente që janë marrë dy muaj më parë lidhur me krizën e energjisë elektrike.

“Duke qenë se jemi në një kohë kur moti po fillon të ftohet, dhe muajt e kaluar kemi pasur disa njësi jashtë operimit për shkak të ndërhyrjeve që duhen bërë për përgatitje për dimër kjo ka qenë arsyeja pse kemi kërkuar që të vendosen masat emergjente para dy muajve dhe po kërkojmë që këto të zgjaten duke marrë parasysh që pritet të jetë dimër i vështirë”, ka thënë Rizvanolli.


Rizvanolli ka theksuar se e gjithë kriza energjetike ka ndodhur për shkak të luftës në Ukrainë.

“Evropa është duke vazhduar të kalojë në një krizë energjetike edhe më të rëndë se vitin e kaluar, për shkak të luftës në Ukrainë dhe përdorimit të burimeve të energjisë si armë nga ana e presidentit rus Vladimir Putin”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Ajo tha se në kuadër të masave emergjente, janë marrë disa vendime, ku mes tyre është shfuqizuar vendimi i vitit 2018, ku ka ndaluar dhënien e thëngjillit si formë dhurate për punëtorët e KEK-ut.

“Gjatë kësaj kohe kemi marrë disa vendime në bazë të masave emergjenteve, ku përveç ndalimit të prodhimit të kriptovalutave me energji elektrike që janë marrë në vendimin e parë, vendimet tjera kanë të bjënë me masat në vijim: janë vendosur masa detyruese për kursim të energjisë në institucione të nivelit qendror, lokal dhe ndërmarrje publike, është ndaluar eksporti dhe ri-eksporti i produkteve të drurit dhe lëndëve djegëse, është shfuqizuar vendimi i vitit 2018 për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e KEK-ut, si dhe të gjitha këto janë bërë me rekomandim të komitetit teknik emergjent që është mbledhur rregullisht. Është marrë edhe një vendim që për qëllim të mbulimit të konsumit dhe zvogëlimit të energjisë elektrike është rekomanduar që KEK energjinë që e merr nga KESH i Shqipërisë tua ofrojë furnizuesit të shërbimit universal dhe KOSTT-it sipas kushteve të marrëveshjes për furnizim me shumicë të energjisë elektrike në përputhje me rregullat e tregut në fuqi”, u shpreh Rizvanolli.

Ministrja paralajmëroj se varësisht nga situata pritet që të merren edhe masa tjera, ku njëra prej tyre është edhe ndalimi i importit të poçeve elektrik.

“Varësisht nga situata pritet të merren masa të reja. Një ndër masat që pritet të merret së shpejti është ndalimi i importit të poçeve elektrik joefiçientë”, tha Rizvanolli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori