LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike, ekzekutivi ndan 16 milionë euro

Kriza energjetike, ekzekutivi ndan 16 milionë euro
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës ka ndarë 16 milionë euro për zbatimit e masave 1 dhe 4 të planit të veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, gjersa prej tyre 11 milionë shkojnë Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në mënyrë që të bëhet mbulimi i pagesës për familjet e cenueshme.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se 5 milionë shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe 11 milionë për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transferev, tek programi ndihma sociale.


Qeveria ndan 5 milionë euro për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale
Lexo po ashtu Qeveria ndan 5 milionë euro për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale

“…11 milionë shkojnë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve tek programi ndihma sociale në mënyrë që të bëhet mbulimi i pagesës për familjet e cenueshme në kuadër të programit që kemi miratuar…”, tha ai.

Ndryshe, muaj më parë Qeveria e Kosovës pati vendosur subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro. /Telegrafi/