LAJMI I FUNDIT:

Kriza e refugjatëve, një detyrë e shekullit

Kriza e refugjatëve, një detyrë e shekullit

Një milion refugjatë, ndoshta më shumë se kaq, ka pranuar Gjermania sivjet. Një milionë njerëz, që kërkojnë strehë, mbrojtje, shpresë për një jetë të re. Një milionë njerëz, që mundësisht sa më shpejt kanë nevojë për banesa, por para së gjithash për punë – e përpara kësaj duhet të mësojnë gjermanisht: fëmijët në kopshtet e fëmijëve dhe në shkolla, të rriturit në kurse gjuhe. Një përpjekje e madhe e gjermanëve, një përpjekje edhe më e madhe e vetëkuptueshme kjo e refugjatëve. Ajo çfarë i pret gjermanët, është një detyrë e shekullit për të paktën një, e me gjasë madje edhe për dy gjenerata.

Shumica dërmuese e refugjatëve vijnë nga Siria, Iraku, Afganistani, Eritrea. Ata vijnë nga vende, nga shoqëri, nga kultura pa liri dhe liri veprimi. Ato vijnë nga shoqëri me kushte të forta religjoze, në të cilat familja, ndonjëherë edhe fisi, vlen më shumë se sa individi e madje se sa individët. Ata vijnë nga rajone me struktura patriarkale dhe në të cilat shteti nuk është atdheu, por armiku. E ata vijnë në një shoqëri, që është krejt e kundërta e asaj që njohin: këtu në Gjermani individi vlen më shumë se sa bashkësia, nëse familja shpërbëhet, është shteti siguria ndaj rreziqeve të jetës, këtu vlen pa asnjë mëdyshje barazia mes burrit dhe gruas dhe e drejta e vetëvendosjes së individit për jetën seksuale. Gjermania është një shoqëri e hapur.


Por, gjatë përballjes të dyja palët do të duhet të ndryshojnë, të mësojnë që të afrohen me njëra-tjetrën, e në këtë drejtim pritet më shumë prej migrantëve. Ato e kanë zgjedhur Gjermaninë si atdheun e ri, ato duhet të jenë të përgatitur për ritet, normat e zakonet. Ato duhet edhe të respektojnë, atë çfarë për ta është e huaj, e madje që u duket edhe e neveritshme. Ato duhet ta pranojnë jetën këtu – pa hequr dorë tërësisht për këtë arsye nga identiteti i tyre kulturor e gjuhësor. Por Gjermania nuk është Siri apo Eritre dhe këtu nuk mund të jetohet si në shtëpi. Refugjatët duhet të jenë kuriozë ndaj jetës së tyre të re në Gjermani.

Por edhe Gjermania do të ndryshojë. Kancelarja mendon, se në 25 vjet vendi do të jetë më i hapur, më kurioz, më interesant, më tolerant. Ky është një pretendim i madh, por ka kohë që edhe Gjermania e sotme është e tillë. E megjithatë Gjermania do të ndryshojë: ajo njëkohësisht duhet ta përkufizojë më me vetëdije identitetin e saj modern dhe të mësojë prej kësaj, që të interesohet për të huajën. Kultura islame nuk është vetëm Sheriati, vetëm nënshtrimi i gruas, vetëm burka. Të gjitha këto janë kështu në jetën e përditshme. Por po ashtu ajo është për Evropën edhe ruajtëse e kulturës greke të shuar në Mesjetë. Ajo është e pasur në thesare, monumente, letërsi, filozofi. Ka ardhur koha, që ne t’i afrohemi kësaj kulture duke qenë ndaj saj sa të çlirët aq edhe me sy kritik, siç ka bërë Johann Wolfgang von Goethe në Divanin Perëndim-Lindje.

Politika e refugjatëve mbulohet prej dy iluzioneve. Prej të parit, se Gjermania nuk është vend emigracioni, Gjermania tashmë duhet të heqë dorë. Kjo madje as më parë nuk ka qenë e vërtetë, e aq më pak sot. Ne jemi tërheqës, e pra njerëzit duan të vijnë tek ne. I dyti – politika e azilit është politikë emigracioni, për të zgjidhur problemet demografike të vendit. Në aspektin politik kjo është absurditet. Migrantët sa i përket numrit kërkohen me synim. Refugjatët thjeshtë vijnë. E megjithatë refugjatët duhet të integrohen sa më shpejt të jetë e mundur – në gjuhë dhe në profesion. E mentalisht: ata e kanë zgjedhur Gjermaninë si vend të shpresës. Ata duhet, që këtë shoqëri të hapur ta bëjnë të tyren.

Në trend

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Kalo në kategori