LAJMI I FUNDIT:

Kritika të mëdha për babanë që shfrytëzoi krokodilin, për të treguar gjininë e fëmijës (Video)

Kritika të mëdha për babanë që shfrytëzoi krokodilin, për të treguar gjininë e fëmijës (Video)

Mund të mos keni dëgjuar për Mike Klieberg nga Luisiana e Shteteve të Bashkuara, i cili japë shfaqje interesante me krokodilë.

Por, stërvitësi i njohur edhe si T-Mike Gator King, nuk iu ka lënë shije të mirë të pranishmëve në ahengun që organizoi, për fëmijën që do të lindë bashkëshortja e tij, transmeton Telegrafi.


Derisa shumica e prindërve tregojnë gjininë e fëmijës duke prerë tortën, apo lëshojnë tullumbace, T-Mike shkoi një hapë më larg dhe bëri njoftimin, nëpërmjet dhëmbëve të fuqishëm të reptilit.

“Pse të mos e mundojmë një gjallesë, duke ia hedhur një shalqi të mbushur me ngjyrë të kaltër” si dhe “krokodili mund t’i sulmonte të pranishmit” ishin dy prej komenteve të shumta.

Shikuesit e videos që po qarkullon në internet, kanë dhënë komente negative dhe kritika të mëdha për këtë gjest që nuk pritet të përsëritet në ahengje të ngjashme. /Telegrafi/