LAJMI I FUNDIT:

Kritika për turistin që u fotografua në kraterin e një vullkani aktiv (Video)

Kritika për turistin që u fotografua në kraterin e një vullkani aktiv (Video)

Fotografia me të cilën priste të mblidhte shumë pëlqime në rrjetet sociale, i është kthyer në kritika shumë të ashpra.

Megjithëse ndalohet lëvizja në një rreze prej katër kilometrash, afër një vullkani aktiv në Bali të Indonezisë, një turist ka qëndruar në cepin e kraterit dhe është fotografuar, transmeton Telegrafi.


Vullkani që konsiderohet shumë famëkeq, ka shpërthyer tri ditë më vonë, duke nxjerrë hi lartë në qiell, që ka shkaktuar anulimin e fluturimit të aeroplanëve në zonë.

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe agjencia që merret me fatkeqësi, duke kritikuar veprimin e tij.

“Ende ka vizitorë dhe udhëheqës turistikë, që injorojnë paralajmërimet e shenjave dhe afrohen te ky vullkan që mund të aktivizohet papritmas” thuhet në raportin e agjencisë.

Kjo nuk është hera e parë, që rrezikimet për ndonjë fotografi, kthehen ne reagime negative, për shkak të rrezikimit të tepruar së sigurisë. /Telegrafi/