LAJMI I FUNDIT:

Kriptovalutat mbështeten nga njëra-tjetra, Dai kërkon të ndryshojë lojën e tyre

Kriptovalutat mbështeten nga njëra-tjetra, Dai kërkon të ndryshojë lojën e tyre

Disa kriptovaluta mbështetën nga dollari, të tjerët nga ari, por kjo “monedhë” që nuk është e lidhur me ndonjërën prej tyre, mbështetet nga një tjetër kriptovalutë.

Kriptovalutat e tilla si Libra e Facebookut, janë një “racë” e re e monedhave dixhitale që synojnë të shpëtojnë nga lëkundjet e çmimeve që e bëjnë Bitcoinin të papërpunueshëm për tregti. Ata e bazojnë vlerën e tyre në aktivet më të qëndrueshme themelore, zakonisht monedhat tradicionale ose mallrat, përcjell Telegrafi.

Por Dai, në një divergjencë të madhe nga të tjerët, përdor kriptovalutën Ethereum, për të ruajtur një vlerë të qëndrueshme.


Kjo mund të duket se kundërshton sensin e përbashkët, por avokatët e saj thonë se mënyra se si funksionon, me “kontrata inteligjente”, me besëlidhje të bazuara në teknologjinë Blockchain me termat e përcaktuar në kod, do të thotë që Dai gjithmonë do të mbajë një vlerë të qëndrueshme, ndërsa ofron transparencë.

Monedhat e tilla dixhitale si Libra dhe Tether janë në qendër të rishikimeve botërore të rregullatorëve, pjesërisht për shkak të shqetësimeve se si kompanitë që qëndrojnë pas tyre menaxhojnë rezervat që i mbështesin ato.

Dai e lëshuar në përdorim në vitin 2017, kërkon të shmangë shqetësimeve të tilla duke hequr dorë nga kontrolli i monedhave “eterike” me të cilat është e lidhur vlera e saj, duke i mbyllur ato në vend të tyre në kontratat e Blockchain të drejtuara nga algoritme. Kjo, thonë mbështetësit, ofron përfitimet e monedhave, transaksione të menjëhershme dhe vlerë të qëndrueshme, por duke shmangur rreziqet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori