LAJMI I FUNDIT:

Kriptovaluta që Facebook e lanson javën që vjen, do të mbështetet nga Visa, Mastercard dhe Uber

Kriptovaluta që Facebook e lanson javën që vjen, do të mbështetet nga Visa, Mastercard dhe Uber

Javën që vjen, pritet të lansohet kriptovaluta e Facebookut, që do të hyjë në qarkullim më 2020.

Facebook ka siguruar mbështetje për kriptovalutën Libra, nga kompani dhe organizata të fuqishme financiare si Visa dhe Mastercard, si dhe firmat që punojnë nëpërmjet internetit si PazPal, Uber, Stripe dhe Booking.com, transmeton Telegrafi.


Secili investitor do të investojë nga dhjetë milion dollarë, për të ndihmuar në zhvillimin e kësaj valute dhe të bëhen pjesë e Libra Association, si një konzorcium i pavarur që do të udhëhiqet nga Facebook.

The Wall Street Journal raporton se krijimi i kësaj kriptovalute, do ishte shumë interesante, meqë do të ofrojë shërbime dhe mallra më të lira për blerje, nëpërmjet këtij rrjeti.

Në raport thuhet se investitorët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij sistemi pagesash, që të përfitojnë nga popullariteti i Facebook dhe 2.4 miliardë shfrytëzuesve në baza ditore.

Bazuar në raportin e TechCrunch, Facebook do ta prezantojë këtë kriptovalutë më 18 qershor, derisa do të hyjë në qarkullim gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori