LAJMI I FUNDIT:

Kriptovaluta Libra debuton vitin e ardhshëm

Kriptovaluta Libra debuton vitin e ardhshëm

“Facebook synon ta lëshoj në përdorim kriptovalutën Libra vitin e ardhshëm”, kështu i tha një ekzekutiv i kompanisë gazetës zvicerane NZZ.

Që kur kompania publikoi planet për kriptovalutën Libra në muajin qershor, është përballë me akuza dhe kritika të shumta në Evropë, veçanërisht në Francë dhe Gjermani të cilat kërcënojnë me bllokimin e saj.


“Objektivi ynë është lëshimi në përdorim i Libras vitin e ardhshëm. Deri atëherë do të na duhet të adresojmë të gjitha pyetje dhe të krijojmë kushtet e nevojshme për rregullimin e saj”, tha shefi i Blockchain pranë Facebookut, David Marcus, përcjell Telegrafi.

Projekti i gjigantit të medias sociale është një tentativë e profilit të lartë për të nxitur adoptimin masiv të kriptovalutave.

BQE: Kriptovaluta Libra nuk bën për Evropën
Lexo po ashtu BQE: Kriptovaluta Libra nuk bën për Evropën

Vlera e Libras do të bazohet në asete reale ku përfshihen depozita bankare dhe letra me vlerë afatshkurtra. Kriptovaluta do të mbikëqyret nga një organizatë me 28 anëtarë.

Marcus hodhi poshtë mundësinë që Libra të shndërrohet në një formë e zakonshme pagese edhe për transaksionet më të thjeshta, por qëllimi i saj është të lehtësojë transferët dhe pagesat ndërkombëtare me tarifa të ulëta.

Facebook i bën thirrje autoriteteve bankare: Nuk duhet të frikësoheni nga kriptovaluta Libra
Lexo po ashtu Facebook i bën thirrje autoriteteve bankare: Nuk duhet të frikësoheni nga kriptovaluta Libra

Ai vijoi duke thënë se projekti nuk do të ndikoj me politikat monetare, sepse Facebook nuk po krijon një para të re dhe nuk ndikon në vlerat e interesit. /Telegrafi/