LAJMI I FUNDIT:

Kreu vjedhje pastaj plagosi një person, gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit J.T

Kreu vjedhje pastaj plagosi një person, gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit J.T

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehuritJ. T..

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.10.2019, rreth orës 20:00 minuta, në fshatin Livoq i Ulët, Komuna e Gjilanit, i pandehuri me dashje ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm përmes armës – revole , në atë mënyrë që pasi që kryen vjedhje në shtëpinë e të dëmtuarit V. Z., më pas hynë në oborrin e të dëmtuarit L. Z., dhe pasi që i njëjti hetohet, gjatë ikjes i pandehuri ballafaqohet me të dëmtuarin L.Z. dhe prindin e tij S. Z., nga rreziku se mos po e kapin të njëjtin, i pandehuri fillimisht shtinë me armë në drejtim të panjohur, ashtu që me të afruar afër një distance prej 2 metra shtinë në drejtim të dëmtuarve, ashtu që në pjesën e poshtme të trupit nën gju e godet të dëmtuarin L. Z., ku të dëmtuarin e godet njëherë me qëllim që ti shmanget kapjes së tij dhe ikë në drejtim të panjohur.


Mirëpo, pas disa orëve i pandehuri është arritur të arrestohet nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori