Menaxhmenti i ri i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), në krye me Boris Bato Miliqin ka emëruar Dejan Mrdakun në pozitën e Drejtorisë për Çështjet e Kundërzbulimit (KOZ), i cili ishte të larguar nga angazhimi aktiv 10 vite më parë.

Reklama

Shkarkimi i Mrdakut ishte bërë për shkak të dyshimeve të partnerëve perëndimorë se ai po kryente përgjim të paautorizuar të agjentëve të CIA-s dhe se në këtë mënyrë u zbuluan informacione në rrjetin e agjencive ruse të sigurisë.

Sipas medieve malazeze, ai ka qenë organizatori i aktiviteteve për diplomatët amerikanë në Mal të Zi në vitet 2009 dhe 2010, të cilat më pas kishin luhatur besimin e shërbimeve perëndimore ndaj kolegëve të tyre malazezë.

Reklama

Vëzhgimi i agjentëve të CIA-s

Siç raportohet, Mrdak dikur ishte vënë në shënjestër, sepse nga pozicioni i shefit Operativ për Kundërvajtje të veprimtarive të shërbimeve të inteligjencës në Mal të Zi, ai e përqendroi aksionin e monitorimit në punën e agjentëve perëndimorë në këtë fushë.

Reklama

Mrdak dyshohej se po përdorte burimt e ANB-së për të monitoruar, kryesisht, agjentë amerikanë dhe britanikë. E gjithë kjo ngriti dyshimin se informacione të privilegjuara po arrinin në burime të inteligjencës ruse përmes disa kanaleve.

Gjatë periudhës kur Dushko Markoviq ishte kreu i ANB-së, ai ishte përgjegjës për rajonin e Herceg Novit dhe rrethinën e tij, qytetin ku jeton.

Reklama

Ai njihej si një punonjës shumë i suksesshëm për një kohë të gjatë, por pozita e tij u lëkund pas informacioneve të ofruara nga shërbimet perëndimore, të cilat tregonin për afërsi të mundshme të Mrdakut me njerëz të qarqeve të inteligjencës ruse.

Pas paralajmërimeve që erdhën nga SHBA-ja dhe shërbimet partnere, Vladimir Jokoviq, asokohe drejtor i ANB-së, duhej t’u shpjegonte dhe t’u përgjigjej pyetjeve të pakëndshme partnerëve perëndimorë. Para së gjithash, një ekip nga ANB-ja ishte përgjegjëse për rrjedhjen e të dhënave mbi punën e shërbimeve perëndimore në Mal të Zi.

Reklama

Ai është larguar nga shërbimi aktiv në ANB në vitin 2011, ka mbetur punonjës, por më së shumti ka qëndruar në Herceg Novi, ku edhe banon.

Reklama

Kthimi misterioz i Mrdakut

Pas 30 gushtit 2020 dhe ndryshimit të qeverisë, Mrdak nuk kishte asnjë përgjegjësi.

Se cilat motive e shtynë ushtruesin e detyrës së drejtorit të ri të ANB-së ta rikthejë Mrdakun nga një lloj “pensionimi vullnetar” dhe ta emërojë në krye të KOZ-it, burimet e Pobjedas nuk kanë mundur ta verifikojnë këtë. Miliq, si punonjës shumëvjeçar i ANB-së, duhet të ketë ditur për akuzat e brendshme për “prirjen” e Mrdakut ndaj rusëve.

Prandaj, mund të konkludohet se menaxhmenti i ri i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare zgjedh njerëz që nuk ishin në fokusin e njeriut të parë të ANB-së, Sava Kentera, i cili gëzonte besimin e plotë të partnerëve perëndimorë, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reklama
Reklama

Pyetja është se deri në çfarë mase punësimi i Mrdakut është një vendim autonom i ushtruesit të detyrës së drejtorit të ANB-së. Miliqin e sollën në postin e njeriut të parë të ANB-së me vullnetin e kryeministrit në detyrë Dritan Abazoviq, pas konsultimit me mikun e ngushtë të tij Artan Kurti, të cilit i ishte mohuar e drejta për të punuar në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Sekrete, pas një vlerësimi negativ nga ana e sigurisë.

Gjatë mandatit të Vukshiqit, Miliq i ka dhënë Kurtit informacione konfidenciale dhe se të dy kanë pasur kontakte intensive dhe se shpesh janë takuar me dy ish-operativë të tjerë malazezë të shërbimit, njëri prej të cilëve është në pension dhe tjetri që nga viti 2006 ka biznes privat.

Reklama
Reklama

Miliq u bë personi i parë në Agjenci pas shkarkimit të Kenterës, pas dy aksioneve të rëndësishme në të cilat ANB kishte një rol “kryesor”: ekspozimi i rrjetit të agjencive ruse në Mal të Zi dhe operacioni për të shkatërruar kontrabandën shtetërore në të cilin ish-drejtori i Drejtorisë së të Hyrave e Doganës dhe zyrtari aktual i partisë URA, Rade Millosheviq.

Në këtë kontekst, emërimi i kreut të ri të Drejtorisë për Mbrojtjen e Kundërzbulimit, një njeri praktikisht në prag të daljes në pension dhe që ka hijen e punës së fshehtë për “përpunimin” e shërbimeve partnere perëndimore, mund të interpretohet si një mënyrë për të ndaluar përfundimisht aksionin e zbulimit të ndikimit malinj rus në Mal të Zi. /Telegrafi/

Reklama