LAJMI I FUNDIT:

Kremlini paralajmëron Poloninë, nëse dërgon trupa në kufirin Finlandë-Rusi

Kremlini paralajmëron Poloninë, nëse dërgon trupa në kufirin Finlandë-Rusi

Çdo vendim i Finlandës për të lejuar një “përqendrim” të trupave në kufirin e saj me Rusinë do të shihej nga Moska si një kërcënim, tha Kremlini të mërkurën, pasi Polonia ofroi të dërgonte këshilltarë ushtarakë për të ndihmuar në policinë kufitare të Helsinkit.

Kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera, tha në një postim në mediat sociale X vonë të martën se Polonia do të dërgonte këshilltarë ushtarakë te aleati i saj në NATO, Finlanda, në përgjigje të “një kërkese zyrtare për mbështetje aleate përballë një sulm hibrid në kufirin finlandez”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Një ekip këshilltarësh ushtarakë do të ofrojë njohuri në vend mbi sigurinë kufitare, gjithashtu në aspektin operacional”, citohet të ketë thënë ai.


Por Finlanda tha të mërkurën se nuk ishte në dijeni të “ofertës polake”.

Ajo ka mbyllur të gjithë kufirin e saj prej 1,340 km (833 milje) me Rusinë për dy javë në një përpjekje për të ndalur një fluks jashtëzakonisht të madh të azilkërkuesve që Helsinki thotë se përbën një “sulm hibrid” të orkestruar nga Moska, një akuzë që Kremlini e mohon.

Ndërsa i pyetur në lidhje me ofertën polake për Finlandën gjatë një telefonate me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha: “Kjo është një masë absolutisht e tepërt për të garantuar sigurinë kufitare sepse nuk ka asnjë kërcënim atje”.

“Finlandezët duhet të jenë qartësisht të vetëdijshëm se kjo do të përbëjë një kërcënim për ne – një rritje në përqendrimin e njësive ushtarake në kufijtë tanë”.

“Çdo vendosje e planifikuar do të ishte e paprovokuar dhe e pajustifikuar”, tha Peskov.

Ndërkohë Roja Kufitare e Finlandës dhe Ministria e Brendshme thanë se nuk ishin në dijeni të ndonjë plani për të sjellë këshilltarë ushtarakë polakë në kufirin lindor të Finlandës.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto zhvilloi bisedime me homologun e tij polak Andrzej Duda në Varshavë javën e kaluar, por ata nuk diskutuan bashkëpunimin ushtarak në kufirin finlandez me Rusinë, ka thënë zyra e Niinisto në një deklaratë për Reuters.

Finlanda e zemëroi Rusinë në fillim të këtij viti kur ajo u bashkua me NATO-n, duke i dhënë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori