LAJMI I FUNDIT:

Kremlini arreston për ‘ekstremizëm’ disa nga ish-koordinatorët e organizatës së opozitarit Alexei Navalny

Kremlini arreston për ‘ekstremizëm’ disa nga ish-koordinatorët e organizatës së opozitarit Alexei Navalny

Të paktën pesë ish-koordinatorë të organizatës së kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny janë arrestuar në mbarë Rusinë nën akuzën për ekstremizëm.

Siç njoftojnë mediet ruse, bastisjet dhe arrestimet në qytetet Tomsk dhe Irkutsk vijnë një muaj pasi një gjykatë në Rusinë qendrore burgosi një tjetër ish-koordinator të Navalnyt, i cili mund përballet me deri në 10 vjet burg nëse shpallet fajtor.


Këshilltarja komunale në Tomsk, Ksenia Fadeyeva, e cila drejtoi zyrën e Navalnyt në këtë qytet ishte arrestuar nga agjentë të sigurisë nga Moska. Nëse shpallet fajtore, Fadeyeva do të përballet me 12 vjet burg.

Në Irkutsk, autoritetet arrestuan ish-kreun rajonal të Navalny, Zakhar Sarapulov. Hetuesit dyshojnë se Sarapulov ose ka organizuar një grup ekstremist ose ka marrë pjesë në një OJQ që “cenon identitetin dhe të drejtat e qytetarëve”.

Të gjitha lajmet nga Alexei Navalny
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alexei Navalny

Yegor Butakov, ish-koordinator i zyrës së fushatës së Navalny në Arkhangelsk dhe Andrey Gorodetsky, ish-menaxher i rrjeteve sociale për fushatën e Navalnyt në Saratov, gjithashtu janë arrestuar.

Bashkëpunëtorët e Navalnyt ende nuk kanë konfirmuar nëse Vadim Ostanin, ish-kreu i zyrës së fushatës së opozitarit rus në Barnaul është arrestuar pasi forcat e rendit kontrolluan shtëpinë e tij.

Një gjykatë në Moskë futi në listën e zezë rrjetin e opozitarit Navalny si “ekstremiste” dhe autoritetet e zbatimit të ligjit që atëherë kanë hapur çështje penale për të goditur figurën dhe aleatët e tij. /Telegrafi/