LAJMI I FUNDIT:

Krejt çfarë ndodhi në Kongresin Amerikan: Nga kaosi, bombat, deri tek reagimet e ndryshme

Krejt çfarë ndodhi në Kongresin Amerikan: Nga kaosi, bombat, deri tek reagimet e ndryshme

Policia ka neutralizuar mbështetësit e presidentit, Donald Trump në Kongresin Amerikan pasi ata thyen një nga ndërtesat më ikonë të SHBA-së, duke përfshirë kryeqytetin e vendit në kaos pasi republikani u kërkoi mbështetësve të luftonin kundër numërimit ceremonial të votave elektorale që konfirmuan fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Ndërtesa e Kongresit Amerikan tani është e sigurt, thotë policia
Lexo po ashtu Ndërtesa e Kongresit Amerikan tani është e sigurt, thotë policia

Pak pas orës 13:00 (sipas orës lokale amerikane) qindra protestues pro-Trump kaluan nëpër barrierat e vendosura përgjatë perimetrit të Capitol Hill, ku ata u përleshën me policë, ku disa i quanin “tradhtarë” që bënin punën e tyre.


Trump mban fjalim para mbështetësve: Kurrë nuk do të dorëzohemi
Lexo po ashtu Trump mban fjalim para mbështetësve: Kurrë nuk do të dorëzohemi

Rreth 90 minuta më vonë, policia tha që demonstruesit hynë në ndërtesë dhe dyert e Shtëpisë dhe Senatit po mbylleshin. Pas pak, nënpresidenti, Mike Pence si dhe senatorët u evakuuan.

Rrahje masive mes mbështetësve të Trumpit dhe policisë brenda Kongresit Amerikan
Lexo po ashtu Rrahje masive mes mbështetësve të Trumpit dhe policisë brenda Kongresit Amerikan

Një ballafaqim i armatosur ndodhi në derën e përparme të Kongresit, ku një mbështetës i Trumpit u fotografua gjithashtu duke qëndruar në zyrën e Nancy Pelosit.

Gruaja që u qëllua brenda Kongresit Amerikan të SHBA-së gjatë trazirave të mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump është shpallur e vdekur në një spital të kryeqytetit, Uashington, konfirmoi për CNN-in një zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane.

Momenti i plagosjes me armë të një gruaje brenda Kongresit Amerikan
Lexo po ashtu Momenti i plagosjes me armë të një gruaje brenda Kongresit Amerikan

Shumë oficerë janë plagosur me të paktën një të transportuar në spital, thonë burime të shumta për CNN-in.

Granata tymi u përdorën në anën e Senatit të Capitolit, ndërsa policia po punon për pastrimin e ndërtesës nga protestuesit.

Dritaret në anën perëndimore të Senatit janë thyer dhe qindra oficerë janë grumbulluar në katin e parë të ndërtesës.

Pas trazirave në Kongres, reagon Joe Biden: Kjo nuk është Amerika
Lexo po ashtu Pas trazirave në Kongres, reagon Joe Biden: Kjo nuk është Amerika

Deri më tani janë arrestuar rreth 13 persona. Policia e Capitolit e SHBA-së punoi për të siguruar katin e dytë të Kapitolit së pari dhe u panë pak para orës 5 të pasdites, duke shtyrë demonstruesit nga shkallët në anën lindore të ndërtesës.

Pas kaosit në Kongresin Amerikan, reagon sërish Trump: Koha që të shkoni në shtëpi
Lexo po ashtu Pas kaosit në Kongresin Amerikan, reagon sërish Trump: Koha që të shkoni në shtëpi

Tashmë kanë reaguar presidenti aktual amerikan, Donald Trump dhe presidenti në ardhje, Joe Biden. Gjithashtu kanë fol edhe shumë liderë botëror.

Reagojnë liderët botëror: Skena të turpshme në Kongresin Amerikan
Lexo po ashtu Reagojnë liderët botëror: Skena të turpshme në Kongresin Amerikan
“]

Njëra prej bombave u gjend në një ndërtesë të zyrave të Komitetit Kombëtar Republikan dhe një në kompleksin e Capitol Hillit të SHBA-së, tha një zyrtar federal për zbatimin e ligjit për CNN-in.

Një bombë neutralizohet në Kongresin Amerikan, një në Komitetin Kombëtar Republikan
Lexo po ashtu Një bombë neutralizohet në Kongresin Amerikan, një në Komitetin Kombëtar Republikan

Shfaqja mahnitëse e kryengritjes ishte hera e parë që Capitoli amerikan ishte thyer që kur britanikët sulmuan dhe dogjën ndërtesën në gusht të 1814, gjatë Luftës së 1812, sipas Samuel Holliday, drejtori i bursave dhe operacioneve me Shoqërinë Historike të Kapitolit të SHBA. /Telegrafi/

Imazhe tronditëse të hyrjes në Kongresin Amerikan nga mbështetësit e Trumpit
Lexo po ashtu Imazhe tronditëse të hyrjes në Kongresin Amerikan nga mbështetësit e Trumpit