LAJMI I FUNDIT:

Trump mban fjalim para mbështetësve: Kurrë nuk do të dorëzohemi

Trump mban fjalim para mbështetësve: Kurrë nuk do të dorëzohemi

Donald Trump ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të vet në kryeqytetin amerikan, Uashington.

Presidenti i SHBA-së ka folur në marshin “Save America” teksa ju drejtua mijëra mbështetësve republikanë, raporton foxnews.

Ai ka filluar duke thënë para turmës se mediat nuk po tregojnë madhësinë e vërtetë të protestuesve, transmeton Telegrafi.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, kurrë nuk do të pranojmë, nuk ndodh që ju të pranoni kur ka vjedhje. Vendi ynë ka duruar mjaft”, tha fillimisht ai përpara se të premtojë të “ndalojë vjedhjen”.

Trump ka kritikuar “republikanët e dobët”. “Kemi republikanë shumë të shkëlqyeshëm, por kemi edhe shumë të dobët”.

Ai thotë se ata mbyllën sytë gjersa demokratët hapën kufijtë, zbrazën ushtrinë dhe “vendosën Amerikën në rend të fundit”.

Trump kujton se si kaloi nata e zgjedhjeve, duke iu referuar pikave të votave të Joe Bidenit.

“Ne ishim duke udhëhequr në Pensilvani, Michigan, Georgia me qindra mijëra vota dhe pastaj vonë në mbrëmje ose herët në mëngjes, bum, shpërthyen demokratët”, thotë ai.

Trazira në rrugët e Uashingtonit - Trump njoftoi një protestë të madhe
Lexo po ashtu Trazira në rrugët e Uashingtonit - Trump njoftoi një protestë të madhe

Trump duke ndjekur republikanët për dështimin e tyre për të mbështetur çeket stimuluese prej dy mijë dollarëve pohoi se Kina “shkatërroi këta njerëz”.

“Ju tashmë na keni një borxh prej 26 trilionë dollarëve”, tha presidenti, ku shtoi se kjo ishte një nga arsyet që republikanët humbën mbrëmë në Georgia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori