LAJMI I FUNDIT:

Kreditorët i japin 1 miliard euro Greqisë

Kreditorët i japin 1 miliard euro Greqisë

Ministrat e Financave të Eurozonës janë pajtuar për të shpërndarë thuajse 1 miliard euro grant për Greqinë, pjesë kjo e programit pas shpëtimit financiar të monitorimit të reformave.

Paraja u dha me kushtin që Athina të respektojë angazhimin në reforma, veçanërisht reduktimin e barrës së madhe të borxhit të keq në bilancet e bankave greke.


Fondi do të shtojë kapacitetin fiskal të Greqisë, duke lejuar vendin që të marrë hua me norma më të favorshme të interesit.

Greqia doli nga programi i fundit i shpëtimit në muajin gusht të 2018-së, pas 8 vitesh të mbështetjes financiare nga kreditorët e Eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Granti përbën disbursimin e parë nga paketa prej 4.8 miliardë euro që kreditorët e Eurozonës kanë premtuar për vendin deri në vitin 2022, si pjesë e programit të shpëtimit, që i kërkon Athinës të vazhdojë reformat.

Paraja vjen kryesisht nga fitimet e marra nga bankat qendrore të Eurozonës për mbajtjen e borxhit grek, që pritet të maturojë gradualisht në vitet e ardhshme. /Telegrafi/