LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Vuçiq bëri hapin e parë për t’ia marrë Kosovës hapësirën më vitale të saj

Krasniqi: Vuçiq bëri hapin e parë për t’ia marrë Kosovës hapësirën më vitale të saj

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka komentuar ardhjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Përmes një  shkrimi për media ai ka thënë se vizita e Vuçiqit nuk do të duhej të ndodhte pas nuk ka asnjë element protokollar në mes të shteteve.


“Kosova në koordinim me faktorin ndërkombëtar më 17 shkurt 2008 e ka shpallur pavarësinë e saj dhe nga atëherë deri më sot e kanë njohur mbi 115 vende të botës. Pra Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe ka shumë njohje ndërkombëtare, bile ka plotë shtete në Botë që nuk kanë kaq shumë njohje. Por, natyrisht ato nuk e kanë pasur pengesën e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit. Nuk ka asnjë dyshim, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj vizitat e zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të kenë e të vinë në vijën protokollare që dihet botërisht. Vizita e Vuçiqit nuk e përmban asnjë element protokollar në mes të shteteve dhe si e tillë që është, është jashtë çdo protokolli, nuk është dashur që të ndodh”, thotë Krasniqi.

Krasniqi shton se për të mos ndodhur kjo nuk është dashur të zhvilloheshin bisedimet politike të Brukselit në mes Kosovës e Serbisë dhe pa këto bisedime “nuk do ta kishim as fusnotën e as Listën Serbe në institucionet e Kosovës e cila është bartëse e politikës serbe në jetën institucionale të Kosovës”.

“Po të ishte vizitë ardhja e Vuçiqit në Kosovë, ai se pari do të takohej me zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës dhe kjo nuk ka ndodhur. Atëherë, a mund të quhet vizitë ardhja e tij në Kosovë dhe kryesisht në pjesën e Kosovës që e pretendon ta aneksoj? Ose thënë më saktë, atë pjesë që ai dhe bandat e tij e bëjnë ligjin. Natyrisht që përgjegjësia është si e atyre që i udhëhiqen ato bisedime dhe e atyre që i mbështeten ato”, shprehet Krasniqi.

Sipas tij kjo nuk është vizitë, është diversion në një pjesë të shtetit tonë, është shkelje e sovranitetit të shtetit dhe e gjithë kjo maskaradë e përcjellë nga Policia e Kosovës.

“Sovranitetin e shtetit e garanton Kushtetuta si akt më i lartë i shtetit?! Dhe krejt kjo maskaradë u bë me lejen e atyre që do të duhej ta mbronin sovranitetit. E keqja është se kjo tani më është bërë rrugë e rrahur! Kjo ishte arsyeja që Luani nuk lejoj që mustakët e tija të bëheshin autostradë e minjve!”, thotë Krasniqi.

Sipas Krasniqit ky është hapi i parë për t’ia rrëmbyer Kosovës një hapësirë vitale të saj.

“Prandaj kjo nuk është vizitë, por është hapi i parë për t’ia rrëmbyer Kosovës një hapësirë më vitale të saj?! Kjo ardhje është më e rrezikshme sesa treni nacionalist i para pak viteve dhe i cili që penguar të hynte në Kosovë. Pse sot u veprua ndryshe? Apo janë duke u realizuar dëshirat e Presidentit tonë, për ndryshimin e kufijve të Republikës sonë?! Tani, kur Presidenti ynë do ta vizitoj hapësirën e Kosovës Lindore që do t’i bashkohet Kosovës?”, thotë Krasniqi

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori