LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi takon mërgatën në Gjenevë: Ju keni dhënë gjithçka për Kosovën, dhe keni sjellë Kosovën në Zvicër

Krasniqi takon mërgatën në Gjenevë: Ju keni dhënë gjithçka për Kosovën, dhe keni sjellë Kosovën në Zvicër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se festa e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk mund të përmbyllej pa e ndarë gëzimin me mërgatën, e cila i ka dhënë shumë Kosovës për arritjen e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.


“Falënderim për Prof. Djawed Sangdel, drejtor menagjues i Swiss UMEF University, në hapësirat e të cilit patëm një takim mbresëlënës me komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës. Mërgata jonë këtu, përveç që kanë dhënë gjithçka për Kosovën, po ashtu ka sjellë edhe Kosovën në Zvicër. Xhaka, Shaqiri, Behrami e shumë sportistë e artistë të tjerë, sot i bëjnë nder secilit qytetar të Kosovës, secilit shqiptar kudo që është, me kontributin e tyre në zhvillimin e sportit, artit e kulturës dhe fushave të tjera këtu në Zvicër”, shkruan Krasniqi.

Kreu i PDK-së thotë se duke krijuar mundësi për rikthimin e trurit dhe investitorëve nga mërgata në Kosovë, mund të ndërtohet një ardhme më prosperuese për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

“Është për t’u përshëndetur fakti se mërgata jonë ka arritur të integrohet më mirë se kushdo tjetër nga jashtë, pa e shkëputur as edhe më të voglin element që i lidhë me Kosovën dhe me kombin tonë. Dilema rreth të ardhmes tonë nuk ka. Duke krijuar mundësi për rikthimin e trurit dhe investitorëve nga mërgata në Kosovë, ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më prosperuese për shtetin dhe qytetarët tanë”, shkruan Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori