LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi pasi u votua Byroja për Konfiskimin e Pasurisë: Kuvendi sot ka bërë një gabim të madh

Krasniqi pasi u votua Byroja për Konfiskimin e Pasurisë: Kuvendi sot ka bërë një gabim të madh

Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të parë projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky projektligj ka kaluar vetëm me votat e shumicës parlamentare, 58 vota për dhe 3 abstenime, dhe pa mbështetjen e opozitës.

Drejtori i programeve në organizatën joqeveritare “Demokracia Plus”, Albert Krasniqi, miratimin e këtij projektligji e ka konsideruar një gabim të madh të Kuvendit.

“As nuk mund të mendohet në një demokraci, që Kuvendi me vetëdije të miratojë një projektligj që nuk garanton të drejtat themelore të njeriut; që nuk respekton standardet ndërkombëtare; dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.

Për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Krasniqi thotë se ka një vlerësim të tillë nga mekanizmat më kredibil ndërkombëtar.

Ai thotë se të vetmin argument që Qeveria kishte, ishin numrat.

“Nga aspekti procedural, është shumë më vështirë që Kuvendi të adresojë vërejtje për pothuajse secilin nen të këtij projektligji. Çdo ndryshim duhet të bëhet në formë të votimit të amendamenteve në seancë. Nuk është parim që Kuvendi të ndryshojë kaq shumë një projektligj të cilin nuk e ka iniciuar vet”.

Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim
Lexo po ashtu Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim

Krasniqi ka dhënë edhe disa rekomandime:

– Projektligji duhet të kthehet në Qeveri;

– Një grup gjithëpërfshirës duhet të adresoi të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias dhe grupeve të tjera të interesit;

– Drafti i dytë duhet t’i dërgohet sërish Komisionit të Venecias për vlerësim, dhe kështu të veprohet deri në adresimin e vërejtjes së fundit. Ashtu siç ka bërë Bullgaria kur ka krijuar një mekanizëm të tillë.

Projektligji për Byronë Shtetërore, Haxhiu: Do të adresohen rekomandimet e Komisionit të Venecias
Lexo po ashtu Projektligji për Byronë Shtetërore, Haxhiu: Do të adresohen rekomandimet e Komisionit të Venecias

Për të korrigjuar këtë gabim ende ka kohë. Qeveria mund dhe duhet ta tërheq këtë projektligj para fillimit të votimit në shqyrtimin e dytë.

Ndër deputetët që ka abstenuar është edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Me këtë projektligj parashihet që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori