LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria Hoti ta marrë seriozisht reagimin e Haradinajt për dialogun me Serbinë

Krasniqi: Qeveria Hoti ta marrë seriozisht reagimin e Haradinajt për dialogun me Serbinë

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për mospajtime në koalicionin qeverisës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Edhe me emërimin e Skender Hysenit në pozitën e koordinatorit për dialogun me Serbinë, partnerët e LDK-së në qeverisje, AAK dhe Nisma Socialdemokrate patën thënë se nuk kanë qenë të informuar.

E lidhur me punën e Qeverisë dhe dialogun Kosovë-Serbi ka folur publicisti, Milazim Krasniqi.


Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Qeveria Hoti nuk po arrin të mbaj ekuilibrin, pasi është fokusuar siç tha ai tek procesi i dialogut me Serbinë.

Dhe kjo rrjedhimisht sipas tij, e ka ofruar më shumë me Listën Serbe se me partnerët e koalicionit qeverisës, që siç tha ai ka ngjallur irritim tek kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Qeveria Hoti nuk po mbërrin të mbaj ekuilibrat sepse më shumë është fokusuar, në procesin e dialogut në Bruksel për të cilën mendoj që është gabim. Rrjedhimisht, kjo e ka afruar me Listën Serbe se me partnerët tjerë të koalicionit. Kjo duket paradoksale, por kështu duket. Sigurisht që kjo ka ngjall irritim tek njeriu që është veteran i politikës Ramush Haradinaj, i cili ka intuitë të jashtëzakonshme politike dhe e vëren kur prishet ekuilibri. Prandaj Hoti, Haradinajn do duhej ta merrte vërtet seriozisht në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Haradinaj: Hoti e mori shefen e kabinetit në takim me Vuçiqin e jo ministrin Selimi, nuk e përkrahim Hysenin si koordinator
Lexo po ashtu Haradinaj: Hoti e mori shefen e kabinetit në takim me Vuçiqin e jo ministrin Selimi, nuk e përkrahim Hysenin si koordinator

Krasniqi theksoi se Qeveria Hoti është e zorit, pasi erdhi shumë shpejt pas rënies së Qeverisë Kurti.

Ai po ashtu foli edhe për masat të cilat po merren nga Qeveria Hoti për parandalimin e  COVID-19, e të cilat vendime po merren në panik dhe të pa studiuara.

“Qeveria Hoti realisht është qeveri e zorit e cila erdhi shpejt e shpejt, pas rënies së Qeverisë Kurti. Edhe masat që po merren, po merren në panik dhe të pa studiuara. Dhe kjo mund të ngjall dhe reagim tek qytetarët, siç ka ndodh në disa vende të tjera të rajonit”, tha ndër të tjera, publicisti Milazim Krasniqi.

Ndryshe, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e ka përkrahur emërimin e Hysenit për koordinator pasi nuk kanë qenë të informuar.

Madje ai kishte kritikuar Hotin se në takim me Vuçiqin kishte marr shefin e kabinetit dhe jo ministrin, Selim Selimi nga AAK-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori