Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka raportuar para Komisionit parlamentar për Bujqësi për planin e vitit 2016 dhe për zhvillimet e kësaj Ministrie për vitin e kaluar.
Krasniqi tha se shumica e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë shkon për dy programe mbështetëse të fermerëve, për grante dhe për subvencione me buxhet prej rreth 43 milionë euro.
Krasniqi tha se për këtë vit pret që të rritet numri i fermerëve që do të marron mbështetjen me anë të subvencioneve dhe granteve. Në vitin 2015 numri i përfituesve fermerë ishte 37 mijë, kurse për këtë vit pritet të jetë 40 mijë. Sipas tij në këtë vit janë shtuar edhe disa produkte bujqësore për mbështetje.
Krasniqi tha se në bazë të të dhënave të Doganës së Kosovës është shtuar eksporti i produkteve bujqësore në 6 për qind në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014.
Sipas tij në vitin e kaluar po ashtu nga investimi në bujqësi janë punësuar rreth 1 mijë e 600 persona.
Por deputeti i LDK-së Adem Salihaj tha se nuk është i kënaqur me shumën e mjeteve për fermerët në Kosovë. Ai tha se në vendet e BE-së ndajnë 50 për qind të buxhetit vetëm për bujqësi. Salihaj ngriti çështjen e plehrave kimike, të cilat sipas tij nuk kanë përmbajtje të duhur. AI tha se në plehra kimike rreth 50 për qind ka zall.
Kurse, deputeti Shaip Muja foli për analizat e tokave bujqësore, pasi sipas tij ka edhe kontaminime të tokave dhe bujqit po investojnë pa ditur tipin e tokave dhe nuk po arrijnë të krijojnë rendimente të kënaqshme. Muja pati vërejtje edhe tek barnat bujqësore që nuk janë të kontrolluara dhe mbeten pa efekt për ruajtjen e bimëve.
Ministri Krasniqi tha se licencat për produkte i ndan Ministria, kurse për kontrolle nuk kanë kompetenca, kjo sipas tij është në kompetencë të AUV.
Krasniqi tha se prioritet i mbështetjes së bujqësisë janë drithërat, pemëtaria, sektori i mishit dhe sektori i qumështit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s’keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen