LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kurti të sqarojë nëse kishte marrëveshje të fshehtë për lirimin e Pantiqit nga paraburgimi

Krasniqi: Kurti të sqarojë nëse kishte marrëveshje të fshehtë për lirimin e Pantiqit nga paraburgimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kërkon nga kryeministri Albin Kurti të sqarojë nëse ka një marrëveshje të fshehtë politike për lehtësimin e masës së sigurisë për ish policin nga komuniteti serb, Dejan Pantiq.

Krasniqi thotë se kalimi nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Pantiq, duhet të shihet a ka efekte në gjendjen në teren në veri, apo është vetëm zbatim i kërkesave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Lirimi me arrest shtëpiak i të arrestuarit Pantiq është një zhvillim që është vështirë të komentohet pasi është veprim gjyqësor. Por një gjë duhet të kemi te qartë se nëse ka qenë një marrëveshje politike e fshehtë kjo nuk mund të bëhej pa e ditur kryeministri i Kosovës. Nëse kryeministri ka miratuar apo ndikuar çfarëdo forme të tillë të jetë transparentë me qytetarët dhe të thotë arsyen pse janë pajtuar. Unë nuk e di se në çfarë forme ka ardhur ky vendim, por nëse është i akuzuar për terrorizëm ka pyetje që duhet të bëhen për mënyrën e lirimit. Pa dashur me vlerësu si të drejtë apo jo, duhet të kemi një qartësi a ka efekte në situatën e sigurisë ky lirim dhe cilat janë ato. Mbi të gjitha a ka pasur përfshirje politike për këtë punë”, tha Krasniqi për KosovaPress.

Përkitazi me këtë shefi i PDK-së, thekson nevojën e domosdoshme për largimin e barrikadave në veri dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes.

“Mënyra më e mirë për heqjen e barrikadave do të ishte që ato të hiqen nga ata që vet i kanë vendosur, por nëse kjo nuk ndodh atëherë është përgjegjësi dhe obligim e qeverisë që ti ndërmarrë obligimet kushtetuese dhe ligjore për të kthyer ligjshmërinë në atë vend dhe për të për të mundësuar lirinë e lëvizjes. Nuk është hera e parë që ka pasur barrikada në veri, ka pasur edhe në vitin 2011, ka pasur edhe në vitin 2018, por përkundër tendencës për të pasur një largim nga ata që i kanë vendosur, në atë kohë është dashur me vepru si qeveri dhe me heq barrikadat”.

Ndryshe edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot janë shprehur të shqetësuar për situatën e vazhdueshme të tensionuar në veri të Kosovës.

BE dhe SHBA u kanë bërë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të zbutur pa kushte situatën dhe të përmbahen nga provokimet, kërcënimet apo kanosjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori