Përfaqësuesja U-19 ka vazhduar me punë intensive në grumbullimin që po mbahet në Ulqin.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy seanca stërvitore nga dy orë, ku është punuar në aspektin tekniko-taktik, në fazën ofanzive dhe defanzive si dhe është improvizuar edhe një ndeshje.
Si në seancën e paradites, ashtu edhe në atë të pasdites djelmoshat kanë treguar angazhim dhe vullnet të madh për punë, derisa pas çdo stërvitje harmonia në grup po vjen duke u rritur, duke pasur parasysh se është bërë ndërrimi i gjeneratës dhe shumica e këtyre futbollistëve për herë të parë janë duke stërvitur së bashku.
Gjatë ditës së nesërme Përfaqësuesja U19 në orët e paradites do ta mbajë një stërvitje të lehtë, derisa pasdite do ta zhvillojë një ndeshje testuese me skuadrën ulqinake, Otranti.
Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi është shprehur në përgjithësi i kënaqur me atë çfarë kanë treguar djelmoshat në tri stërvitjet e deritashme dhe shpreson se në ditët në vazhdim do të ketë komponim edhe më të mirë ndërmjet lojtarëve.
“Jam i kënaqur, por ka ende shumë punë për t’u bërë. Ajo që gëzon është fakti se të gjithë po e japin maksimumin. Angazhimi i secilit futbollist është në nivel të duhur dhe po shihet se gradualisht djelmoshat po e kuptojnë se kjo është përfaqësuesja dhe këtu ka shumë obligime, shumë përgjegjësi dhe disiplinë”.
“Gjatë këtyre tri stërvitjeve kemi parë se një grup i futbollistëve ka kapacitet, derisa është edhe një grup i lojtarëve që çalojë në aspektin teknik dhe atë taktik. Megjithatë me shumicën e lojtarëve jam i kënaqur sepse po shihet dëshira dhe vullneti i tyre për punë dhe ata e kanë kuptuar se këtu kemi ardhur të punojmë, të krijojmë një ekip dhe të komponohemi sa më mirë”.
“Gjithsesi problemi kryesor është njohja ndërmjet futbollistëve dhe ky grumbullim më së shumti do t’i shërbejë futbollistëve për t’u njohur më mirë, pasi ende nuk e njohin mirë me emra njëri-tjetrin”.
“Sidoqoftë, po shihet se gradualisht po krijohet një atmosferë dhe shoqëri e mirë, gjë e cila është shumë pozitive. Nesër na pret ndeshja me Otrantin, që do të luajë me ekipin e parë. Pavarësisht se ende nuk jemi në atë nivel që mundemi të luajmë, kjo ndeshje do të na shërbejë t’i shohim dobësitë që i kemi dhe t’i evitojmë ato gradualisht, por natyrisht do t’i shohim edhe elementet pozitive”, ka theksuar Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t’i kushtojë miliona euro Barcelonës
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak