LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Investimi më i madh që ka bërë Qeveria Kurti në dy vite të mandatit është ndarja e shoqërisë në tabore

Krasniqi: Investimi më i madh që ka bërë Qeveria Kurti në dy vite të mandatit është ndarja e shoqërisë në tabore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit teksa ka folur për grevën në arsim, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Para deputetëve, Krasniqi ka deklaruar se investimi më i madh që ka bërë Qeveria në këto dy vite të mandatit është ndarja e shoqërisë në tabore – “ja me ne, ja me ata”.


“Këtu veç ne edhe ata bashkë nuk ka pasur. Është e dhimbshme se çfarë mendësie ia kanë veshur idesë së pushtetit dhe përgjegjësisë politike qeverisja e Albin Kurtit”, është shprehur i pari i PDK-së, raporton Telegrafi.

Duke folur për grevën në arsim, Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti këtë problem specifik e ka shndërruar në zgjidhje të tij për problemet e përgjithshme me të cilat po ballafaqohet vendi.

“Është fundi i javës së pestë prej kur nxënësit në vendin tonë nuk e kanë vijuar mësimin. Kryeministri po vazhdon me logjikën e konfrontimit. Problemin specifik që kërkon zgjidhje e ka shndërruar në zgjidhje të tij për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohemi si vend. Për të nuk janë me rëndësi as nxënësit as mësimdhënësit, por fundi”, ka theksuar ai.

“Sepse Albin Kurti e ka traditë politike për të menduar për fundin pa i llogaritur pasojat e as personazhet. I tillë ka qenë gjithmonë. Gjatë këtyre ditëve më ka ra të lexojë për efektet e grevës në arsim. Dhe një shembull tipik është Argjentina, ku për 30 vite janë mbajtur hiç më pak se 1 mijë e 500 greva në arsim. Dëmi që i është shkaktuar shtetit është prej miliarda dollarësh. Por, te ne këto humbje dhe efekte afatgjate të grevës askush nuk i mendon. As qeveria e as ju deputetë të mazhorancës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori