LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Amerikanët sollën mesazhin që palët në dialog nuk duhet të tregojnë forcën ndaj njëri tjetrit (Video)

Krasniqi: Amerikanët sollën mesazhin që palët në dialog nuk duhet të tregojnë forcën ndaj njëri tjetrit (Video)
Jeta Krasniqi në emisionin "Përballje"

Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se mesazhi që sollën amerikanët ishte që palët në dialog të tregojnë mençuri e jo të tregojnë forcë ndaj njëri tjetrit.

Krasniqi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova pas tetë vitesh dialog ndodhet përballë një marrëveshjeje finale me Serbinë.


“Dialogu nuk ka shkuar siç ne kemi dashur, por jemi futur me vetëdëshirë në një dialog të tillë si shtet. Nuk e kemi pasur të qartë nëse dialogu ka pasur afate kohore, çfarë po kërkojmë, cilat janë temat që duam t’i shtyjmë. Përgjegjësinë duhet ta kërkojmë nga vetja në një proces që jemi futur vet”.

Ajo ka thënë palët në dialog po tregojnë forcat në raport me njëra tjetrën.

“Kështu është interpretuar taksa si masë e marrë nga ana e Kosovës, apo veprimet e Serbisë me atë diplomaci desktruktive”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Sipas pjesëtares së shoqërisë civile, përfaqësuesit amerikanë kanë thënë se palët duhet të përdorin mençurinë për zgjidhjen e problemeve e të mos i tregojnë forcën njëra tjetrës.

Menaxherja e projekteve në KDI ka thënë se kjo organizatë ka kërkuar që të ketë unitet në klasën politike në dialog, pasi që procesi i ratifikimit të ndonjë marrëveshjeje të mundshme i nevojitet 2/3 e deputetëve të Kuvendit.

Luzha: Gjermanët bënë koalicionin PDK-LDK, por tash janë kundër ndryshimit të kufijve (Video)
Lexo po ashtu Luzha: Gjermanët bënë koalicionin PDK-LDK, por tash janë kundër ndryshimit të kufijve (Video)

“Le të lemë anash diskutimet kush udhëheq procesin, por të ulemi si spektër politikë dhe të diskutojmë cila është platforma e bisedimeve.

Krasniqi ka thënë se synimi ynë duhet të jetë që dialogu duhet të përmbyllet për interesat tona e jo sa për t’u përmbyllur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori