LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi akuzon Thaçin për rreshtim në krah të PDK-së, thotë se Nisma do të fitojë Drenasin pa balotazh (Video)

Krasniqi akuzon Thaçin për rreshtim në krah të PDK-së, thotë se Nisma do të fitojë Drenasin pa balotazh (Video)

Fushata pesëditore për kryetar të Drenasit, është e mjaftueshme për kandidatët për kryetar të kësaj komune, për të shpalosur programin e tyre.

Kështu vlerëson kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi. Ish-kryetari i Kuvendit thotë se nuk do të ishte befasi nëse kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, do të fitonte qysh në raundin e parë dhe atë pa balotazh.


Krasniqi, në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishën në Tribuna Channel. thotë se e kaluara e Xhemajlajt e bën atë të pranueshëm dhe të dashur për qytetarët e Drenasit.

Ish-sekretari i PDK-së thotë se në të kaluarën, në Komunën e Drenasit, ka pasur parregullsi dhe manipulime, duke e ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Megjithatë, thotë se është pozitive qe faktori ndërkombëtar është i interesuar të përcjell nga afër zgjedhjet më 4 dhjetor.

Në këtë intervistë ai ka thënë se Thaçi, si president i vendit, është rreshtuar në krah të PDK-së në këto zgjedhje. Krasniqi ka kritikuar atë për shkuarjen në Drenas gjatë fushatës, pasi ai duhet ta ruajë paanësinë.

“Kushtetuesja e pati shpallur antikushtetues një president, për shkak të lidhjeve me partinë”, ka thënë ai, duke aluduar në Fatmir Sejdiun.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori