LAJMI I FUNDIT:

KQZ nuk e “pranon” dorëheqjen e deputetëve të opozitës

KQZ nuk e “pranon” dorëheqjen e deputetëve të opozitës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri mban pezull dorëheqjet e deputetëve të opozitës, duke e kaluar edhe njëherë topin në fushën e Kuvendit. Sipas burimeve mospranimi i 56 dorëheqjeve të deputetëve të opozitës së bashkuar vjen për shkak të formulimit të dokumentit që Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar KQZ-së për secilin nga ligjvënësit e dorëhequr.

Në dokument specifikohet vetëm kalimi për kompetencë drejt KQZ për dorëheqjen nga mandatet, por mungon shpallja e vakancës raporton A2 CNN.


Nisur nga ky teknikalitet i pa ndodhur më parë, paraditen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur Kuvendit një shkresë zyrtare, ku kërkon informacion.
“Përmbajtja e saj është e ndryshme nga letrat që janë dërguar gjithmonë, në raste të njëjta. Për këtë, kërkohet sqarim lidhur me vakancat që krijojnë 56 deputetët, pavarësisht faktit se ata e kanë bërë publike dhe zyrtare dorëheqjen e tyre”.

Pra, pa nisur punën KQZ me dorëheqjet, nuk mund të vijojë puna për t’i dhënë mandatin kandidatëve të tjerë ne listat e partive përkatëse. Për këta të fundit, burimet nga KQZ i thanë A2 CNN se nuk mund të pranojnë dorëheqje paraprake, pa iu dhënë më parë ligjërisht mandati i deputetit.

Vetëm në momentin e konstatimit të vakancës, dhe dhënien e mandatit të deputetit, kandidatët kanë të drejtën e refuzimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori