LAJMI I FUNDIT:

KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill

KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo “kundër” shkarkimit të kryetarëve të tanishëm të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potoku.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.


Sipas tij, janë gjithsej 23 qendra të votimit në të cilat do të organizohet procesi i votimit, ku shumica e lokacioneve sipas tij janë hapësira të komunave apo pronë shtetërore.

“Është miratuar lista e qendrave të votimit nga KQZ-ja. Janë gjithsej 23 qendra të votimit në të cilat do të organizohet procesi i votimit, ku në këto 23 qendra të votimit janë të përfshira të gjitha qendrat e votimit në të cilat janë miratuar paraprakisht prej KQZ-së. Të gjitha qendrat e votimit dhe vend votimet që kanë qenë paraprakisht të caktuara për to kemi siguruar hapësira dhe lokacione ku do të organizohet procesi i votimit.

KQZ me zgjidhje alternative për vendvotimet në katër komunat veriore të Kosovës
Lexo po ashtu KQZ me zgjidhje alternative për vendvotimet në katër komunat veriore të Kosovës

Ai po ashtu tregoi dhe se sa lokacione janë veç e veç në katër komunat veriore.

“Në Leposaviq janë 8 lokacione ku të organizohet votimi i 18 qendrave të votimit. Në Zveçan pesë lokacione, në Zubin Potok pesë dhe në Mitrovicë të Veriut pesë lokacione dhe shumica e tyre janë objekte të komunës apo pronë shtetërore.

Ndryshe, në bazë të vendimit të KQZ-së për certifikimin e listës së votuesve për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill, numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e veriut është: 46,556 votues apo 1,461 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e mbajtura para një viti, më 23 prill 2023, sipas Elezit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori