LAJMI I FUNDIT:

KQZ me zgjidhje alternative për vendvotimet në katër komunat veriore të Kosovës

KQZ me zgjidhje alternative për vendvotimet në katër komunat veriore të Kosovës
Foto: Arkiv

Drejtorët e 33 shkollave në veri të Kosovës kanë refuzuar të lejojnë që hapësirat e këtyre objekteve që të jenë të qasshme për vendvotime më 21 prill, prandaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjetur zgjidhje alternative për vendosjen e qendrave të votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri. 

Kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha për Telegrafin se si zgjidhje alternative kanë gjetur objekte publike, që i përkasin administratës së katër komunave veriore.


Paqartësi nëse do të përdorën shkollat e veriut për votimin e 21 prillit
Lexo po ashtu Paqartësi nëse do të përdorën shkollat e veriut për votimin e 21 prillit

Siç tha Ahmetaj lokacionet e sakta do të bëhen të ditura pas miratimit nga KQZ-ja.

Ndërkaq, në mbledhjen që KQZ e mbajti të mërkurën, Ahmetaj bëri të ditur se vetëm 10 shkolla janë të qasshme për vendvotime, ndërsa 33 shkolla të tjera jo, për shkak të refuzimit nga ana e drejtorëve të shkollave.

Ndryshe, më 21 prill pritet të votohet “për” apo “kundër” shkarkimit të kryetarëve të tanishëm të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potoku.

Për të qenë i suksesshëm referendumi kërkon pjesëmarrjen e 50 për qind plus një të votuesve më të drejtë vote.

Përfaqësuesit politik të serbëve këtu por edhe autoritetet në Beograd, thonë se është e vështirë të përmbushet ky kriter për shkak “të fryrjes së listave të votuesve”, por pa dhënë asnjë provë për këtë pretendim.

Ndërkaq autoritetet në Kosovë, akuzojnë Beogradin se po ushtron trysni ndaj serbëve të Kosovës për të mos marrë pjesë në votimin e 21 prillit, i cili në rast të dështimit nuk do të mund të organizohet sërish pa kaluar 12 muaj.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori