LAJMI I FUNDIT:

KQZ merr vendim, fushata zgjedhore nga 16 shtatori deri më 15 tetor

KQZ merr vendim, fushata zgjedhore nga 16 shtatori deri më 15 tetor

Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e planit operacional, ku u vendos që fushata zgjedhore të fillojë më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.

Në këtë plan operacional, janë të listuara të gjitha aktivitetet zgjedhore të cilat do të realizohen për përgatitjen e zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.


“Duke filluar nga dita e sotme dhe deri më 16 gusht, subjektet politike kanë afat për të paraqitur aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjeve dhe dorëzimin e emrave të kandidatëve. Pas përmbylljes së procesit të certifikimit dhe tërheqjes së shortit, është paraparë fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët. Kjo fushatë është 30 ditore, sepse kështu parashihet në ligj. Fushata zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas këtij plani, 40 ditë është afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës (10 korrik – 18 gusht), ndërsa periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 31 ditë (15 shtator – 15 tetor). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori