LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja vendos të shkatërrojë materialin e zgjedhjeve të 23 prillit në veri

KQZ-ja vendos të shkatërrojë materialin e zgjedhjeve të 23 prillit në veri
Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për të shkatërruar materialin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe të materialit të zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Lajmi për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Asgjësimi apo shkatërrimi i materialit zgjedhor, është detyrim ligjor për KQZ-në. Sipas vendimit të KQZ-së, pjesë të materialit që do të shkatërrohet janë fletëvotimet, formularët e rezultateve; listat e votuesve dhe materiale të tjera, që i takojnë zgjedhjeve të 23 prillit”, tha ai.


Elezi tha se sipas të dhënave të KQZ-së, zgjedhjet të cilat u mbajtën më 23 prill, kryesisht në objekte alternative (kontejnerë), i kushtuan buxhetit të shtetit rreth 142 mijë euro.

“Sipas raportit të hartuar, nga 497 398 euro të planifikuara, janë shpenzuar vetëm 141,938 euro apo 28,54 për qind e mjeteve të planifikuara. Në këtë shumë të përgjithshme të mjeteve të shpenzuara, janë përfshirë edhe mjetet për organizimin e zgjedhjeve të 18 dhe 25 dhjetorit 2022, të cilat u shtynë më 10 dhjetor, si dhe mjetet për organizimin e zgjedhjeve të datës 23 prill 2023. Buxheti i planifikuar për organizimin e raundit të parë të zgjedhjeve ka qenë në shumën 310,183 euro, ndërsa për raundin e dytë 246,300 euro”, ka njoftuar Elezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori