LAJMI I FUNDIT:

KQZ e gatshme, më 11 qershor mund të votojnë edhe 1172 të burgosurit

KQZ e gatshme, më 11 qershor mund të votojnë edhe 1172 të burgosurit
Foto: Ilustrim

Në qendrat Korrektuese, qendrat e paraburgimit dhe në burgun e Sigurisë së Lartë do të organizohet procesi i votimit për të burgosurit në ditën e zgjedhjeve, 11 qershor.

Kështu është bërë e ditur në bazë të një raporti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


Sipas këtij raporti, ekipet mobile do të organizohen për të kryer këto procese votimi nëpër këto qendra.

Ndërsa, zyrtari për komunikim me publikun nga Shërbimi Korrektues i Kosovës – Ministria e Drejtësisë, Jeton Kabashi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se numri i të burgosurve me të drejtë vote është 1172.

Kabashi tha se në të gjitha Institucionet korrektuese dhe te paraburgimit të burgosurit kanë të drejtën e tyre për të votuar apo mos të votuar. /Telegrafi/