Kovaçevski: Vlerat mbi të cilat mbështetet OKB-ja le të jenë udhërrëfyes për sigurimin e paqes në botë
Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes profilit të tij në Facebook ka uruar të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres me rastin e 24 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.
Në mesazhin e urimit, Kovaçevski tha se zgjidhja e konflikteve pa dhunë, humanizëm, bashkim dhe kohezion, vlera mbi të cilat mbështetet OKB-ja, duhet të jetë udhërrëfyes për sigurimin e paqes në botë dhe mirëqenies së të gjitha kombeve.
“Koncepti i angazhimeve për respektimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe sigurimin e paqes dhe sigurisë botërore ka qenë aktiv në skenën ndërkombëtare për 78 vjet. Rruga e paqes dhe e ardhmes së sigurt është e vetmja zgjedhje e duhur në këto momente kur njerëzimi po përballet me sfida të shumta”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski.
Në vitin 1947, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 tetorin, përvjetorin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si ditën “që do t’i kushtohet shpalljes së qëllimeve dhe arritjeve të Kombeve të Bashkuara para njerëzve të botës dhe kërkimit të mbështetjes së tyre” për punën e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe