“Po e zgjidhim problemin”, Adnan Azizi jep detaje për provimin e jurisprudencës në shqip


Deputeti i partisë VLEN, Adnan Azizi, në emisionin Click Plus në Tv21 foli edhe për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ai tha se çështja po shkron drejt zgjidhjes, teksa sqaroi dhe procesin se si pritet të realizohen kërkesat e studentëve.
“Problemin me dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po e zgjidhim ne, sepse e kuptojmë që është një problem vërtetë serioz. Por, nuk është provim si gjitha të tjerët, sepse i ka pesë faza dhe gjithsejt 10 provime, të cilat 100% do te jenë në shqip. Ajo pjesë praktike që ngelet në 2 provime do duhet të bëhet në gjuhën maqedone, por do parashihen mekanizma ndihmës siç është përkthimi”, tha Azizi.
Ai shtoi se praktika i referohet pjesës së lëndëve gjyqësore, që të gjitha janë në gjuhën maqedonase.
“Pjesa praktike i referohet 100% lendëve gjyqësore, të cilat janë vetëm maqedonisht. Praktikën e bëjnë studentët duke marrë model prej lëndëve gjyqësore të arkivuara e që janë vetëm maqedonisht, pra studentët thonë e duam edhe këtë shqipe, por, si e do shqip kur nuk ka lëndë në gjuhën shqipe, janë vetëm në maqedonisht, prandaj parashihet që të ketë ndihmesë në përkthimin e lëndëve”, deklaroi ai.



































