LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: 1.117 punonjës të institucioneve shëndetësore do të marrin vendime pune

Kovaçevski: 1.117 punonjës të institucioneve shëndetësore do të marrin vendime pune

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një konferencë për media të mbajtur pas seancës së Qeverisë e publikoi miratimin për punësim me orar të pacaktuar në objektet shëndetësore për 1.117 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka treguar se në mesin e personave që do të marrin kontrata të pacaktuara janë persona për të cilët është paraqitur kërkesë nga institucionet shëndetësore.


“Mjekët tanë kanë vërtetuar se mund të kryejnë operacionet më komplekse, të cilat nuk ka pasur. Prandaj të gjithë mjekët e rinj që punojnë me kontratë do të qëndrojnë në institucionet publike ku punojnë dhe do të kryejnë punën e tyre. Me këto ndryshime shpresojmë që punonjësit shëndetësorë të jenë të kënaqur, sepse me punëtorë të kënaqur shëndetësorë do të kemi edhe pacientë të kënaqur”, ka treguar Kovaçevski.

Ai theksoi se Qeveria ka qenë e vetëdijshme për mungesën e personelit në mjekësi, andaj ka bërë përpjekje që të zvogëlohen boshllëqet.

Njëkohësisht, Kovaçevski iu referua pagave të punëtorëve në objektet mjekësore dhe theksoi se pagat e këtij stafi janë rritur për 40 për qind, janë rritur për mbi 2000 denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori