LAJMI I FUNDIT:

Kovac i del në mbrojtje Perisicit: Mos u merrni me moshën e lojtarit, por shikojani karrierën

Kovac i del në mbrojtje Perisicit: Mos u merrni me moshën e lojtarit, por shikojani karrierën

Bayern Munich ka triumfuar 3-1 kundër Energie Cottbus në kuadër të Kupës së Gjermanisë dhe kjo ishte një mundësi që reporterët të pyesin trajnerin, Niko Kovac rreth përforcimeve të mundshme.

Sigurisht, një nga temat kryesore në këtë drejtim në Bavari është Ivan Perisic, të cilin kroati dëshiron ta sjellë te bavarezët dhe mediat thonë se transferimi është çështje orësh.

“Futbollisti meriton respekt. Ne nuk duhet të shikojmë se sa i moshuar është një lojtar, ne duhet të shikojmë se çfarë ka arritur në karrierë dhe si mund të na ndihmojë”, tha Kovac kur u pyet për sulmuesin anësor.

Perisic është parë gjatë mëngjesit së ditës së djeshme në Munich, ku iu nënshtrua një kontrolli mjekësor përpara se të nënshkruan një kontratë me Bayernin. Ai është fotografuar nga reporterët e Bildit, të cilëve u konfirmoi lajmin.

“Po, unë isha nën ekzaminim mjekësor. Do të bëj çmos”, tha lojtari shkurtimisht gazetarëve gjermanë.

Perisic i kalon testet mjekësore: Do të jap më të mirën te Bayerni
Lexo po ashtu Perisic i kalon testet mjekësore: Do të jap më të mirën te Bayerni

Ndryshe, Bayerni do të paguajë Interin pesë milionë euro për huazimin njëvjeçar dhe do ta ketë mundësinë që të blejë kontratën e lojtarit në fund të sezonit me një kosto prej 20 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori