LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian dhe Travis Barket fotografohen në spital pas një çështjeje urgjente familjare

Kourtney Kardashian dhe Travis Barket fotografohen në spital pas një çështjeje urgjente familjare

Kourtney Kardashian shtatzënë dhe bashkëshorti i saj Travis Barker u panë duke dalë nga një spital në Los Angeles të shtunën.

Të premten, grupi i Travis Blink-182 njoftoi shtyrjen e disa datave të turneut evropian për shkak të një ‘çështjeje urgjente familjare’ që e detyroi atë të shkonte në shtëpi.


Të nesërmen, Kourtney, 44 vjeçe, u pa duke u larguar nga spitali me Travis dhe duke hipur në një SUV, shkruan DailyMail.

As Travis dhe as Kourtney nuk kanë treguar pse ishin në spital, por bazuar në pamjen e gungës së saj teksa u largua, ajo nuk duket se ka lindur.

DailyMail ka kontaktuar me një përfaqësues për media të Kourtney Kardashian për të marrë komente.

Ylli i shfaqjes televizive “The Kardashians”, e cila nuk e ka bërë publike datën e lindjes së saj, ishte veshur me një bluzë të argjendtë dhe pantallona të ngjashme.

Të premten, Hrupi Blink-182 njoftoi përmes InstaStory se do të duhej të shtynin koncertet e tyre të ardhshme për shkak të urgjencës familjare të Travisit.

“Për shkak të një çështjeje urgjente familjare, Travis i është dashur të kthehet në shtëpi në Shtetet e Bashkuara”, zbuloi grupi në rrjetet sociale.

“Koncertet në Glasgow, Belfast dhe Dublin po shtyhen. Më shumë informacion në lidhje me kthimin e tij në Evropë dhe datat e riplanifikuara do të sigurohen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Turneu i Blink-182 në Evropë ishte menduar të fillonte të premten në mbrëmje në Glasgow.

Kourtney i zbuloi botës në qershor se ishte në pritje të një fëmije nga Travis, me të cilin u martua vitin e kaluar.

Lajmi i saj befasues erdhi më shumë se një vit pasi Kourtney tregoi përpjekjet e saj të vështira me IVF, gjë që e kishte nënshtruar atë ndaj një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë depresionin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori