LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Duhet të arrihet pajtueshmëri për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Kotzias: Duhet të arrihet pajtueshmëri për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar se patjetër duhet të arrihet një pajtueshmëri ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo do t’ia hapë Maqedonisë rrugën për në BE dhe organizatat tjera që dëshron t’u bashkangjitet.


Në intervistën për gazetën ”Etnos”, Kotzias ka deklaruar se fqiu i veriut i Greqisë ka menduar se mund të anëtarësohet në organizata të ndryshme pa ndonjë marrëveshje, diçka që sipas tij është e paarritshme.

Ai ka theksuar se Athina dhe Shkupi e kanë kuptuar se duhet të punojnë për të arritur një pajtueshmëri.

Përndryshe, agjencia AIM bëri të ditur më herët se bisedimet dypalëshe me ndërmjetësuesin Matthew Nimetz në Bruksel do të vazhdojnë më 11 dhe 12 dhjetor./Telegrafi/