LAJMI I FUNDIT:

Kotzias dhe Guterres biseduan në lidhje me kontestin Maqedoni-Greqi

Kotzias dhe Guterres biseduan në lidhje me kontestin Maqedoni-Greqi

Çështja e emrit të Maqedonisë, Qiprо dhe reformat në Kombet e Bashkuara, ishin temat kryesore që u diskutuan mbrëmë në New York nga ministri grek për Punë të jashtme, Nikos Kotzias dhe gjenerali i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Kotzias, biseda ishte ‘interesante’, ndërsa Guterres ka përshëndetur edhe qëndrimin e Greqisë për problemin e migracionit.


Në lidhje me problemin që Greqia ka me emrin kushtetues të RM-së dhe bisedat me mediatorin, Kotzias ka theksuar se ‘ekziston dritare e hapur për mundësitë’ që të diskutohet pas zgjedhjeve lokale.

Pres shërbimi zyrtar i KB, siç njoftoi MPJ e Greqisë në Twitter, ka përshëndetur hapat për gjetjen e zgjidhjes në lidhje me kontestin e emrit. /Telegrafi/