LAJMI I FUNDIT:

Kostumografia popullore shqiptare në telajon e piktorit të diasporës

Kostumografia popullore shqiptare në telajon e piktorit të diasporës

Ministri i Shqipërisë për Diasporën, Pandeli Majko, solli në vëmendje talentin e piktorit Dastid Miluka e cili vjen me ekspozitë nga kostumografia popullore shqiptare.

“Dastid Miluka është një piktor i talentuar shqiptar që jeton prej kohësh në Belgjikë, i cili vjen para publikut me një stil të veçantë e goditës”, shprehet Majko.


Po ashtu, Majko vë theksin te thelbi i ekspozitës që është vendi i origjinës, Shqipëria.

“Me ekspozita këndej e andej kufijve, Miluka kësaj radhe i është përkushtuar një projekti ku punimet e tij do të jenë të frymëzuara nga ‘rrënjët’: vendi i origjinës, njerëzit e sidomos nga kostumografia popullore shqiptare”, shprehet ai.