LAJMI I FUNDIT:

KOSTT: Plani ka qenë 8 me 2, por mund të ashpërsohen reduktimet

KOSTT: Plani ka qenë 8 me 2, por mund të ashpërsohen reduktimet

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Kadri Kadriu, ka bërë të ditur se reduktimet e energjisë elektrike do të jenë 8 me 2.

Por sipas tij ka thënë nëse ky plan s’mjafton, reduktimet  mund të rriten.


“Ka nisur dje nga ora 11:00, plani ishte 8:2, kemi kursyer diku 150 megavat dhe nevoja për reduktim është rritur. Ky plan nuk do të mjaftojë, shpresojmë të mos shkojmë në masë që reduktimet të mos rriten edhe më tej. Shpresoj të jetë më shkurtër. Realizimin e planit e bën KEDS-i. Në këtë moment diferenca mes prodhimit dhe importit është jashtëzakonisht i lartë. Në kushte normale nuk do të ishte problem, por ngritja e çmimeve në tregun ndërkombëtarë e ka përkeqësuar situatën”, ka thënë Kadriu.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike në disa pjesë të vendit me më shumë se dy orë, Kadriu tha se realizimin e programit e bën KEDS-i, por edhe mungesa, tha ai, se mund të jetë e lidhur me prishje teknike.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë arsyet pse reduktimet kanë qenë më të gjata, është se ka pasur ngarkesa të shumta, pasi qytetarët nuk kanë hequr pajisjet kur kanë mbetur pa energji elektrike.

“Çfarë ka ndodhur në shumë raste, sipas KEDS-it, është se ka pasur dhjetëra trafo ku ka qenë e pamundur të rikyçet trafo për shkak të ngarkesës së lartë. Kjo ka ndikuar që kufizimet e planifikuara dyorëshe të zgjasin më tepër, pasi është dashur që të dalin ekspertët në terren. Kërkesa e KEDS-it dhe ekspertëve është që në momentin kur përjetoni reduktime është mirë përkohësisht të shkyçni pajisjet”, ka thënë Rizvanolli./Telegrafi/